Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mesnatës së sotme në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Në bazë të videos së dërguar nga lexuesit në adresën e KosovaNews, vërehet një veturë është ngulitur në hekurat anësore në skaj të rrugës.
Raportohet se si rezultat i aksidentit janë lënduar disa persona teksa në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e Emergjencës.