Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në Skënderaj.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta”.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë ai.


