Policia e Kosovës njofton se si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave, 10 persona kanë mbetur të lënduar.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se aksidenti ka ndodhur të dielën, rreth orës 17:00, në fshatin Novolan të Vushtrrisë.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes tre automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 10 (dhjetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.


