Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave, gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, ku pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë liruar për në shtëpi.
“Mitrovice 31.07.2023 – 13:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes tri veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar ne shtëpi. Rasti në procedurë te rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.


