Ka ndodhur në aksident trafiku në mes dy veturave në fshatin Tërpezë e Ultë të Malishevës.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Sipas Policisë, me këtë rast është arrestuar një përson i cili dyshohet që nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke e goditur veturën tjetër.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Fsh. Tërpezë e Ultë, Malishevë 14.08.2023-11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe gjashtë (6) pasagjerë. Të gjithë të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.


