Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në mes një autobusi dhe një veture që ndodhi mëngjesin e së premtes në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka deklaruar se pesë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.”, ka thënë Ahmeti.
E njëjta ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut.


