Një person rreth 20-vjeç ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Prizren, mëngjesin e sotëm.
Zyrtarët nga Policia thonë se shoferi i veturës duke mos e përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës ka rënë nga ura, me ç’rast ka vdekur pasagjeri dhe shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Këto informacione i dha zëdhënës i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në mëngjes në orën 04:55 ka ndodh një aksident trafiku, është vetaksident, aksidenti ka ardhë se shoferi nuk e ka përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës, me një kthesë ka dalë jashtë rrugës dhe ka ra nga ura. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe pasagjeri ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.
Ai tha se viktima është rreth 20-vjeç.