Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më herët në dalje të Rahovecit, në drejtim të Xërxës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë Mercedes dhe një kombi.
Si pasojë e përplasjes dhe lëndimeve ka ndërruar jetë njëri nga shoferët.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Po, është aksident me fatalitet. Dy automjete të përfshira, drejtuesi i njërit prej automjeteve të përfshira ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve” ka deklaruar Graishta.