Akil Gjakova ka fituar tri ndeshje radhazi dhe është ndalur në çerekfinale të Grand Prixit të Austrisë.
Gjakova në raundin e parë mposhti me Ippon garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.
Në raundin e dytë garuesi ynë mposhti përsëri me Ippon, austriakun Herbert Wicker.
Raundi i tretë i solli përball sllovenin Martin Hojak, të cilin e mposhti me dy Wazaari për Ippon.
Në çerekfinale ai humbi me dy Wazaari për Ippon, nga garuesi i Moldavisë Adil Osmanov.
Pas asaj ndeshje Gjakova u kualifikua të ndeshej në repasazh ku humbi me dy Wazaari për Ippon, nga moldavi Pelivan Petru.
Kështu xhudisti kosovar renditet i shtati në këtë garë.