KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akil Gjakova dërgohet në mbajtje
Siguri

Akil Gjakova dërgohet në mbajtje

Kosova News
Kosova News 09:57 -17/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Xhudisti Akil Gjakova është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për dhunë në familje.

Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Nikçi tha se Gjakova u ndalua mbrëmë në kufi dhe më pas është marrë nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Xhudisti Gjakova, një ditë më parë u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Dhunë në familje”. Ai dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes.

Të martën, Federata e Xhudos përmes një reagimi kanë thënë se dënojnë fuqishëm çdo formë dhune, por besojnë në pafajësinë e Akil Gjakovës.

“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë. Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona. Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë. Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”, thuhej në reagimin e Federatës.

Polica e Kosovës kërkon bashkëpunim për gjetjen dhe arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Gjithashtu lexoni:

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë

Galatasaray fiton Kupën e Turqisë

Istogu e fiton finalen e parë

Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë

Kosova News 17/04/2024 17/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes
08:59 -15/05/2025
Partitë politike te presidentja, temë zhbllokimi i Kuvendit
08:31 -15/05/2025
Sot përpjekja e 16-të për konstituimin e Legjislaturës së 9-të të Kuvendit
08:29 -15/05/2025
Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?