KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AKB ngre alarmin: 600 biznese nga Kosova u zhvendosën në Shqipëri vetëm gjatë vitit 2024
Ekonomi

AKB ngre alarmin: 600 biznese nga Kosova u zhvendosën në Shqipëri vetëm gjatë vitit 2024

Kosova News
Kosova News 20:29 -28/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur shqetësime serioze mbi trendin e rrezikshëm të shpërndarjes së kapitalit dhe investimeve kosovare jashtë vendit, duke e cilësuar këtë dukuri si një alarm ekonomik për të ardhmen e vendit.

Sipas të dhënave të publikuara nga AKB, gjatë vitit 2024, rreth 600 ndërmarrje aktive nga Kosova kanë zhvendosur kapitalin e tyre në Shqipëri, me një vlerë totale investimesh që arrin në 100 milionë euro – shifër që përfaqëson një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak. Ndërkohë, stoku kumulativ i investimeve kosovare në Shqipëri nga viti 2020 deri më tani ka arritur në rreth 450 milionë euro.

AKB thekson se ky nuk është vetëm një reflektim i interesit për tregje të reja, por pasojë direkte e klimës së pafavorshme për biznes në Kosovë, ku mungesa e përkrahjes institucionale, pasiguria ligjore dhe fiskale, si dhe mungesa e stimujve për kapitalin vendor, po i shtyjnë ndërmarrjet kosovare të kërkojnë mundësi jashtë kufijve.

“Kapitali është gjaku i ekonomisë – dhe Kosova nuk mund të përparojë duke e humbur gjakun e saj afarist”, deklaroi kryetari i AKB-së, Agim Shahini, duke paralajmëruar për pasoja të thella ekonomike dhe sociale nëse kjo prirje nuk ndalet.

Në këtë kontekst, AKB ka kërkuar:

Hartimin urgjent të një Pakti Ekonomik Kombëtar, me pjesëmarrjen e institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe diasporës;

Reforma strukturore nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, për të krijuar një klimë tërheqëse për investimet e brendshme;

Trajtim të drejtë e të barabartë për kapitalin vendor, me eliminim të barrierave diskriminuese.

Aleanca ka kërkuar që kapitali vendor të shihet si një pasuri kombëtare që duhet mbrojtur me politika afatgjata dhe të qëndrueshme, në mënyrë që Kosova të zhvillohet nga brenda dhe jo të varfërohet duke financuar zhvillimin e të tjerëve.

Gjithashtu lexoni:

Ministri Peci viziton zonat e goditura nga breshëri: Angazhim i plotë për evidentimin dhe kompensimin e dëmeve

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës

Kurti dhe Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Kurti pret Kryetarin dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës

Kurti për shtesat e lehonave: Në të kaluarën s’merrnin asnjë cent

Kosova News 28/06/2025 28/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?