Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot priti në takim ushtarakët e “Kursit të Lartë të Oficerëve” nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Republikës së Shqipërisë.
Ministri Mehaj iu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në çështje të sigurisë në funksion të interesave të përbashkëta, gjithmonë në dobi të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, tha se lidhjet e ngushta vëllazërore i obligojnë që t’u qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe çdoherë e më shumë do të forcohet ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes shkëmbimit të përvojave ushtarake në shkollim, trajnime dhe stërvitje të nivelit operacional, taktik dhe strategjik.
“Akademitë e Mbrojtjes të të dyja shteteve si institucione arsimore do të vazhdojnë ofrimin e ndërsjellë të shkollimit të kuadrove ushtarake për drejtim dhe planifikim në nivele strategjike”, shkroi Mehaj.


