KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AIP reagon: Të mos publikohen të dhënat personale të qytetarëve
Politikë

AIP reagon: Të mos publikohen të dhënat personale të qytetarëve

KosovaNewss
KosovaNewss 15:32 -06/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP)  ka reaguar ndaj aksionit të zhvilluar nga ana e Partisë Socialdemokrate.

Kjo agjenci në reagim i bën thirrje kësaj partie që të mos shpalos të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje subjekteve mediatike/portaleve, ashtu si edhe qytetarëve që përdorin rrjetet sociale, të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi në mbrojtjen e të dhënave personale, që gjatë transmetimit apo njoftimit me lajmin të mos publikojnë të dhënat personale të qytetarëve që gjenden në listat e shpërndara, duke aplikuar efektet e mjegullimit”, thuhet në reagim.

Agjencia mbetet e përkushtuar që të zbatojë legjislacionin përkatës konform mandatit dhe kompetencave të saj, duke vlerësuar lart rolin e mediumeve në informimin e drejtë dhe të saktë të publikut.

“Partia Social Demokrate e Kosovës, përmes një aktiviteti të saj para objektit të Qeverisë së Kosovës ka shpalosur listat me nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ato lista përmbajnë kategori të të dhënave personale të qytetarëve, të cilat janë mbledhur dhe përpunuar për një qëllim specifik (peticionin e vitit 2016 kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe)”.

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksioni simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës ku ka shpalosur letrat e peticioni të nënshkruar nga qytetarët në vitin 2016 për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

KQZ hap aplikimin për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

KosovaNewss 06/03/2023 06/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
18:52 -30/06/2025
Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
18:31 -30/06/2025
Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë
18:25 -30/06/2025
Botërori i Klubeve 2029 mund të mbahet në Katar
18:20 -30/06/2025
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
17:06 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?