KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AIP-ja u kërkon partive politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë fushatës
Politikë

AIP-ja u kërkon partive politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë fushatës

Kosova News
Kosova News 12:36 -21/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) u ka kërkuar partive politike të mbrojnë të dhënat personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një komunikatë dërguar mediave thuhet se AIP-ja në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit, përkatësisht mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, në vitet e fundit ka pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në mënyrë të paautorizuar, duke aplikuar marketingun e drejtpërdrejtë, të cilat raste thuhet se janë trajtuar përkitazi me ligjin.

“Për të siguruar zbatimin e ligjit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe njëkohësisht për të shmangur çdo veprim të Agjencisë kundrejt partive politike dhe subjekteve të përfshira në procesin e fushatës elektorale, Agjencia kërkon nga partitë politike zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos ekspozuar të dhënat personale gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazheve (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak”, thuhet në komunikatë.

Agjencia ka ofruar bashkëpunim me subjektet politike, siç thuhet, për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe ka bërë thirrje që çdo informacion personal i mbledhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, për realizimin e komunikimit me qytetarët gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore, të përdoret në përputhje me kërkesat ligjore.

Gjithashtu lexoni:

Memli Krasniqi i shkon në takim nesër Osmanit, tregon cilat do të jenë qendrimet e PDK-së

Kurti sot vendos gurthemelët e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

PDK-ja proteston, deputetët rrinë në sallë pas dështimit të seancës

Dështon edhe përpjekja e 40-të për konstituimin e Kuvendit

Rama në Shkup: Jemi më afër se kurrë anëtarësimit në BE

Kosova News 21/01/2025 21/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Memli Krasniqi i shkon në takim nesër Osmanit, tregon cilat do të jenë qendrimet e PDK-së
12:01 -01/07/2025
Kurti sot vendos gurthemelët e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë
11:50 -01/07/2025
Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt
11:46 -01/07/2025
PDK-ja proteston, deputetët rrinë në sallë pas dështimit të seancës
11:43 -01/07/2025
Dështon edhe përpjekja e 40-të për konstituimin e Kuvendit
11:38 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?