Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Pas këtij takimi, Ahmeti e Krasniqi panë nga afër punimet për ndërtimin e sallës sportive në shkollën e mesme e ulët “Ismail Luma” në Lipjan dhe tjetrën në fshatin Banullë.
Kryetari Ahmeti e ka falënderuar Krasniqin për mbështetjen në realizimin e projekteve të përbashkëta. Ai ka bërë të ditur se në kuadër të Grantit të Performancës, Lipjani i ka fituar 10 projekte.
Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi, ka thënë se projekte e financuara nga kjo Ministri do të përfundojnë brenda këtij viti dhe se kjo komunë do të ketë mbështetjen e vazhdueshme.
“Sipas projekt menaxherëve projektet do të përfundojnë brenda këtij viti dhe do të ftohemi të gjithë dhe ta shohim punimet e përfunduara”, ka theksuar Krasniqi.


