KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Agjencia Kadastrale për miratimin e Projektligjit për Kadastër të Pronës së Paluajtshme: Do të shënojë reformë rrënjësore në sektorin e kadastrit
Politikë

Agjencia Kadastrale për miratimin e Projektligjit për Kadastër të Pronës së Paluajtshme: Do të shënojë reformë rrënjësore në sektorin e kadastrit

KosovaNewss
KosovaNewss 16:08 -07/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka reaguar pas miratimit në Qeveri të Projektligjit për Kadastër të Pronës së Paluajtshme.

Në një komunikatë dërguar mediave, thuhet se Rregullimi normativ i projektligjit ka rëndësi të veçantë për sektorin e të drejtave pronësore, pasi që përcakton kriteret dhe institucionin përgjegjës për mbajtjen, ruajtjen, dhe përditësimin e regjistrave shtetëror të pronave të paluajtshme si dhe të drejtave pronësore mbi ato prona.

“Ky projektligj do të shënojë reformë rrënjësore në sektorin e kadastrit dhe do të avancojë më tutje sistemin kadastral në Republikën e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën dërguar medieve.

Komunikata e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 145-të të mbajtur sot me datë 7 qershor 2023, ka miratuar Projektligjin për Kadastër të Pronës së Paluajtshme. Rregullimi normativ i projektligjit ka rëndësi të veçantë për sektorin e të drejtave pronësore, pasi që përcakton kriteret dhe institucionin përgjegjës për mbajtjen, ruajtjen, dhe përditësimin e regjistrave shtetëror të pronave të paluajtshme si dhe të drejtave pronësore mbi ato prona. Ky projektligj do të shënojë reformë rrënjësore në sektorin e kadastrit dhe do të avancojë më tutje sistemin kadastral në Republikën e Kosovës.

Hartimi i Ligjit të ri për Kadastër të Pronës së Paluajtshme ka për qëllim, rregullimin e shërbimit publik të pasurive të paluajtshme në kadastër, administrimin e kadastrit dhe organizimin e institucionit përgjegjës për kadastër në Republikën e Kosovës. Projektligji është në përputhje me përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së, dhe në linjë më ndërtimin e infrastrukturës ligjore në fushën e kadastrës dhe pronës së paluajtshme si dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Projektligji për Kadastër të Pronës Paluajtshme adreson të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shërbimin e kadastrës duke përfshirë organizimin institucional të kadastrës në Republikën e Kosovës, përmbajtën e kadastrit, matjet kadastrale, regjistrimin e pronave të paluajtshme dhe të drejtave pronësore mbi ato prona, rindërtimin e informacioneve kadastrale, e aspekte tjera të rëndësishme.

Reformat ligjore e normative të cilat parashihen të ndodhin janë:

Unifikimi i legjislacionit nga fusha e kadastrës;

Organizimi vertikal institucional përmes përfshirjes së Zyrave Kadastrale Komunale në kuadër të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me qëllim të rritjes së përformancës, përgjegjësisë në punë, bashkëpunimit dhe koordinimit më të mirë. Një organizim i tillë është bazuar edhe në sistemin kadastral të shteteve të rajonit dhe më gjerë;

Fuqizimi i rolit të komisionit për Rindërtimin e  informacioneve kadastrale, me qëllim të mundësimit të regjistrimit të pronave, më shpejt dhe më lirë, në emër të pronarëve faktik si dhe zvogëlimit të informalitetit i cili është barrë për të drejtat pronësore në Republikën e Kosovës;

Karakteri publik i të dhënave kadastrale, përkatësisht qasja më e lehtë e institucioneve dhe publikut në të informacione kadastrale.

Miratimi i Projektligjit për Kadastër të Pronës së Paluajtshme, është një hap drejt arritjes së objektivave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës për avancimin e modernizimin e kadastrës, rindërtimin e informacioneve kadastrale dhe të drejtave pronësore, në linjë me vizionin e qasjen serioze institucionale për reforma rrënjësore në kadastrën shtetërore.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

KosovaNewss 07/06/2023 07/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes
17:12 -15/06/2026
Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën
17:05 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?