KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Agim Veliu refuzon kandidaturën për deputet nga LDK-ja: Nuk dua të jem pjesë e një projekti që e largon partinë nga identiteti i saj
Politikë

Agim Veliu refuzon kandidaturën për deputet nga LDK-ja: Nuk dua të jem pjesë e një projekti që e largon partinë nga identiteti i saj

Kosova News
Kosova News 20:51 -11/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës dhe figura e njohur politike në Podujevë, Agim Veliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë, duke bërë të ditur se refuzon të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në një reagim publik drejtuar anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të LDK-së, Veliu ka falënderuar mbështetësit për besimin dhe kontributin e tyre ndër vite, ndërsa ka kritikuar lidershipin aktual të partisë për mënyrën e menaxhimit të saj.

Ai ka deklaruar se nuk dëshiron të rikthejë në vëmendje “goditjet ndaj tij dhe degës në Podujevë”, përçarjet e brendshme apo humbjet zgjedhore të LDK-së, por është ndalur te ajo që po prezantohet si “Bashkimi i madh”.

Sipas Veliut, është paradoksale që në këtë proces po përfshihen pikërisht personat që më herët ishin “anatemuar dhe eliminuar” nga strukturat drejtuese të partisë.

Veliu ka zbuluar se para zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 kishte shprehur publikisht gatishmërinë për të kandiduar për deputet, mirëpo, sipas tij, kandidatura ishte refuzuar nga kryesia e degës me arsyetimin se ishte “vendim i shefit të madh (Lumirit)” që ai të mos ishte pjesë e garës.

“Ndërsa sot e njëjta kryesi, me bekimin e shefit, më paska propozuar të jem në listën e kandidatëve për deputetë. Madje pa më kontaktuar dhe pa më konsultuar fare”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, Veliu ka theksuar se nuk largohet nga LDK-ja, pasi e konsideron atë pjesë të jetës së tij politike që nga themelimi, por ka bërë të qartë se nuk pranon të përdoret politikisht.

“Refuzoj të përdorem dhe të jem pjesë e një projekti që e largon partinë nga identiteti i saj institucional e shtetndërtues”, thuhet në reagim.

Në fund, ai është shprehur i bindur se LDK-ja do të rikthehet në “rolin e saj historik si forcë përgjegjëse shtetformuese”, duke shtuar se partia është “më e madhe se interesat meskine të dy njerëzve”.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Kosova News 11/05/2026 11/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?