Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, u ka uruar fat skuadrave kosovare pasi mësuan kundërshtarët e tyre në garat evropiane.
Drita, Ballkani, Prishtina, Malisheva janë skuadrat që do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Ademi i cilësoi këto sfida si jo të lehta, por shpreson që këto skuadra do ta përfaqësojnë denjësisht Kosovën.
Reagimi i plotë i Agim Ademit:
Shorti u tërhoq. Tri nga katër skuadrat tona që do të na përfaqësojnë në garat evropiane tashmë i kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Nuk janë sfida të lehta, por me përkushtim e shpirt luftarak besoj se FC Drita, FC Prishtina dhe FC Malisheva do të arrijnë të përfaqësojnë denjësisht veten dhe shtetin tonë në Evropë.
Tani është koha që të përgatiten sa më mirë për këto përballje, në mënyrë që t’i tregojnë vlerat dhe potencialin e vërtetë të futbollit tonë.
Ndërkaq, FC Ballkanit i dëshiroj fat në shortin e raundit të dytë në Ligën e Konferencës!
Le t’i mbështesim fuqishëm katër skuadrat tona, pasi çdo sukses i tyre është arritje e futbollit tonë dhe e Kosovës!
Ju priftë e mbara në këtë rrugëtim evropian!