KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe
Botë

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Kosova News
Kosova News 22:06 -06/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Forcat afgane dhe pakistaneze shkëmbyen zjarr në kufij më 6 nëntor, thanë të dyja shtetet. Ky shkëmbim zjarri, që zgjati për një periudhë të shkurtër kohore, ndodhi në të njëjtën dikur kur palët rinisën bisedimet për paqe në Stamboll.

Të dyja shtetet akuzuan njëra-tjetrën se iniciuan këmbimin e zjarrit pranë Spin Boldak, qytet kufitar afgan që gjendet në jug të kufirit prej 2.600 kilometrash që ndajnë Afganistani dhe Pakistani.

Nuk ka raportime për viktima dhe zyrtarët në të dyja shtetet thanë se janë të angazhuar për armëpushimin dhe për vazhdimin e dialogut në Stamboll.

Dy ushtritë ishin përplasur muajin e kaluar, kur u vranë dhjetëra persona. Kjo ishte përleshja më vdekjeprurëse që nga rikthimi i talibanëve në pushtet në Kabul më 2021.

Të dyja palët nënshkruan një marrëveshje armëpushimi në Doha më 19 tetor, por rundi i dytë i negociatave në Stamboll javën e kaluar përfundoi pa një marrëveshje afatgjatë, për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi grupet militante që janë armiqësore ndaj Pakistanit dhe veprojnë brenda Afganistanit.

“Shpresojmë që urtësia të mbizotërojë dhe paqja të rikthehet në rajon”, i tha gazetarëve ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, të mërkurën.

Ai tha se Islambadi ndjek një “agjendë me një pikë”, duke u përpjekur të bindë Afganistanin që të kontrollojë militantët që sulmojnë forcat pakistaneze përgjatë kufirit të përbashkët.

Delegacioni afgan në Stamboll udhëhiqet nga shefi i inteligjencës, Abdul Haq Wasiq, tha zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, për transmetuesin shtetëror RTA.

Pakistani dhe talibanët afganë kanë pasur raporte të mira për dekada, por marrëdhëniet janë prishur ndjeshëm viteve të fundit.

Islambadi i akuzon talibanët se strehojnë talibanët pakistanezë, grup që është përleshur disa herë me ushtrinë pakistaneze. Kabuli i mohon këto akuza, duke thënë se nuk ka kontroll mbi grupin./ REL (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 06/11/2025 06/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
14:13 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?