KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Afera e ‘2 milionëshit’, Kadri Shala u kërkon falje taksapaguesve – zbardhen detaje në gjykatë
Siguri

Afera e ‘2 milionëshit’, Kadri Shala u kërkon falje taksapaguesve – zbardhen detaje në gjykatë

Kosova News
Kosova News 15:17 -31/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kadri Shala dhe Labinot Gruda të akuzuar për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit dhanë mbrojtjen e tyre në Gjykatën e Prishtinës.

Labinot Gruda e shfrytëzoi të drejtën që të mbrohet në heshtje, kurse i akuzuari Kadri Shala vendosi që t`i përgjigjet pyetjeve të avokatit të tij, Florent Latifaj.

Në seancë, Kadri Shala deklaroi se nuk e di se si i përfunduan ato para në llogarinë e tij, mirëpo shpreh keqardhje ndaj taksapaguesve dhe kërkon mundësinë e kthimit të atyre të hollave.

“Unë kam deklaru edhe më herët ato janë paratë e taksapaguesve të Kosovës, unë do të bashkëpunoj me Ministrinë, ato mjete t`i kthej me anë të punës sime, me pas një vullnet të mirë, kërkoj falje prej të gjithë taksapaguesve të Kosovës që ka ndodh ajo, pasoja ka ndodh mua më kanë dal paret”, tha në seancë Kadri Shala.

Ai gjithashtu shtoi se është pyetur disa herë se përse pikërisht këtij i kanë dal ato para në llogari, mirëpo ai deklaron se nuk ka përgjigje.

“Shtrohet pyetja pse bash te unë krejt më kanë pyet? E unë ato nuk e di, unë kurrkujt kurrgjë si kom premtu, as pare – as përqindje”, tha i akuzuari Kadri Shala.

Në aktakuzën e siguruar nga KALLXO.com, Prokuroria Speciale ka përshkruar se më 9 tetor të vitit të kaluar, Kadri Shala, si person përgjegjës i kompanisë “LDA GROUP SHPK” i ka mundësuar Labinot Grudës, zyrtar në Ministrinë e Financave, që paratë nga Thesari i Shtetit në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë të transferohen në të njëjtën kompani në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas Prokurorisë Speciale, Kadri Shala ka kryer veprën penale të ndihmës e cila është ndërlidhur me veprën tjetër penale atë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Dy të pandehurit, Labinot Gruda dhe Kadri Shala, sipas aktakuzës nga data 9 tetor deri më 15 tetor të vitit 2020 në Prishtinë, pas marrëveshjes dhe planifikimit paraprak në bashkëkryerje kanë bërë transferimin e parave nga Thesari i Shtetit në kompaninë e personit të autorizuar Kadri Shala “LDA GROUP SHPK”  ndërsa me qëllim të fshehjes së parave të transferuara në mënyrë të kundërligjshme, i ka ndarë rreth 2.1 milionë eurot në llogari të ndryshme bankare të personave fizikë nën arsyetimin për blerje, huazim, avans, donacione e kryerje të borxheve.

1 milion e 416 mijë e 413 euro e 64 centë Shala dyshohet se i ka transferuar në 26 kompani të ndryshme në Kosovë ndërsa 440 mijë euro i njëjti person dyshohet se i ka transferuar në llogari bankare në Turqi nën arsyetimin për pagesë të blerjes së makinerisë së betonierës dhe pompës së betonit.

Rasti i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit pati ndodhur në tetor të vitit 2020, në kohën kur vendi qeverisej nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kryeministër Avdullah Hotin.

Labinot Gruda, atëbotë punëtor i Thesarit të Kosovës, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës, shkruan KosovaNews.

Njëri nga pronarët e këtij biznesi ishte edhe Kadri Shala dhe një person tjetër me inicialet V.SH. Veprimtari kryesore e ka të përcaktuar ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, ndërkaq veprimatri dytësore demolimin e objekteve.

Më 23 tetor, 2020, Labinot Gruda u deklarua i pafajshëm në gjykatë. Ai tha se ndihet plotësisht i pafajshëm dhe se pretendimet për këtë shumë parash “nuk kanë të bëjnë aspak” me të.

Më 25 shkurt Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se deri në atë kohë ka ngrirë rreth 600 mijë euro që lidhen me vjedhjen e rreth 2.1 milionë eurove nga Thesari i Kosovës.

Atëbotë prokuroria pati deklaruar se janë ngrirë 34 llogari bankare të bizneseve në të cilat ishin transferuar paratë./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor

Parandalohet kontrabandimi i birrave nga Serbia në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës mbyll 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Ambasada Gjermane për arrestimin e ish-policit: Presim verifikim të shpejtë të besueshmërisë së akuzave nga Serbia

Me nderime shtetërore sot iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit të Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi

Kosova News 31/10/2022 31/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli nis sulmin ndaj Iranit
03:52 -13/06/2025
Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor
22:54 -12/06/2025
Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
22:10 -12/06/2025
Atalanta kërkon Edon Zhegrovën
21:32 -12/06/2025
Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati që e ka propozuar Vetëvendosje
21:29 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?