KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Afati për deklarimin e pasurisë po përfundon, mbi 3,400 zyrtarë ende nuk e kanë kryer obligimin
Siguri

Afati për deklarimin e pasurisë po përfundon, mbi 3,400 zyrtarë ende nuk e kanë kryer obligimin

Kosova News
Kosova News 16:49 -25/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Që nga data 1 mars, ka filluar procesi i deklarimit të pasurisë të zyrtarëve publik në Kosovë. Ky deklarim që po bëhet në Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit, do të vazhdoj deri më 31 mars.

APK përmes një përgjigje për lajmi.net, ka thënë se këtë obligim duhet ta kryejnë gjithsej 10 mijë e 353 zyrtarë publikë.

Ndonëse kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë kohë për këtë detyrë të zyrtarëve që paguhen nga buxheti i shtetit, ende pasurinë nuk e kanë deklaruar as gjysma e tyre.

APK ka thënë se deri sot në mesditë, gjithsej 4 mijë e 860 zyrtarë publikë e kanë përmbushur obligimin ligjor për deklarim të rregullt vjetor të pasurisë.

“Ndërkohë përveç zyrtarëve që e kanë përfunduar deklarimin, janë edhe 2088 (20.17%) zyrtarë që e kanë filluar dhe janë në proces të plotësimit të deklaratave të tyre, ndërsa 3405 (32.89%) të tjerë ende nuk e kanë filluar të kryejnë këtë obligim”, ka thënë APK. 

- Reklamë -

Në lidhje me procesin që po zhvillohet, APK për lajmi.net ka thënë se po zhvillohet në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

“Agjencia është në komunikim të vazhdueshëm me subjektet deklaruese dhe ofron mbështetje teknike dhe sqarime të nevojshme për sistemin elektronik të deklarimit, me qëllim të lehtësimit të këtij procesi. Në përgjithësi, rrjedha e procesit vlerësohet si e qëndrueshme, ndërsa pritet që intensiteti i deklarimeve të rritet edhe më tej me afrimin e afatit përfundimtar, 31 mars 2026″, kanë thënë nga APK. 

Ata iu kanë bërë thirrje të gjithë zyrtarëve publikë që ende nuk e kanë përmbushur këtë obligim ligjor, ta kryejnë deklarimin e pasurisë brenda afatit të përcaktuar, pasi sipas tyre kontribuojnë në forcimin e transparencës dhe integritetit institucional.

Mos-deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë, dënohet përmes legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës. Ata mund të dënohen me gjobë, burgim deri në pesë vite apo ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Detyrim për të deklaruar pasurinë çdo vit, kanë zyrtarët publik duke filluar nga Presidenti i vendit e deri te zyrtarët që kryejnë detyra siç janë certifikimi, licencimi, por edhe procedurat e tenderimi, këtu duke përfshirë edhe zyrtarët e ATK-së, doganierët dhe policët që kryejnë detyra hetimi, janë subjekte deklaruese.

Nga viti 2024, edhe mjekët e sistemit sekondar dhe terciar, si dhe profesorët e universiteteve publike, kanë obligim të deklarojnë pasurinë. /Lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Kosova News 25/03/2026 25/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare
11:25 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?