KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ademi takon përzgjedhësin e ri të Kosovës, Primozh Gliha
Sport

Ademi takon përzgjedhësin e ri të Kosovës, Primozh Gliha

KosovaNewss
KosovaNewss 18:24 -11/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim tashmë të emëruarin përzgjedhës të Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha. Gjatë këtij takimi ata diskutuan për vazhdimin e rrugëtimit të Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024. Paraprakisht, Gliha do të jetë i pranishëm në ndeshjet e ekipeve të Superligës për garat evropiane, e gjithashtu do të vizitojë edhe Kampin Nacional, atje ku kombëtaret tona zinxhirë po zhvillojnë aktivitetet e tyre dhe bashkërisht me ekipin e trajnerëve kombëtares në përbërje të Afrim Tovërlanit, Arbnor Morinës, Ahmet Beselicës dhe Thomas Richards do të analizojnë me kujdes situatën në të cilën ndodhet Kombëtarja e Kosovës dhe do të shqyrtojnë mundësitë për të arritur objektivat e FFK-së.

Presidenti Ademi kërkoi nga përbërja e re udhëheqëse e ekipit kombëtar që të jenë sa më të përpiktë dhe të veprojnë konform normativave të FFK-së për ekipin kombëtar.

Gliha premtoi se do të punojë me shumë përkushtim dhe me të gjithë kapacitetin që ka ekipi kombëtar për ta kthyer Kosovën në rrugën e fitores dhe për të arritur rezultate sa më pozitive. Ndonëse është shumë e vështirë arritja e objektivit, sipas Glihas, rrugëtimi ende nuk ka përfunduar. Ai e konsideroi përparësi angazhimin disavjeçar në pozicione të ndryshme në futbollin e Kosovës, teksa e vlerësoi përzgjedhjen e ndihmësve të tij. Gliha njëherësh ka kërkuar nga të gjithë futbollistët që ta respektojnë maksimalisht fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe ta japin maksimumin.

Në ditët në vazhdim përzgjedhësi Gliha do të takojë ekipin e tij për të kërkuar nga afër përkrahjen, kapitenin Amir Rrahmani dhe futbollistët tjerë në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë, e po ashtu do të takojë edhe tifozët Dardanët për t’i njoftuar me vazhdimin e projektit për Kosovën në Evropian dhe për të kërkuar përkrahjen e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit

Carlo Ancelotti emërohet trajner i ri i Brazilit

Dëmtohen Vinicius dhe Lucas Vasquez

Kosova e bronztë në evropianin e karatesë

Konfirmohen dy emrat e parë që do të largohen në verë nga Interi

KosovaNewss 11/07/2023 11/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Trumpi mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
21:23 -12/05/2025
Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit
21:00 -12/05/2025
Ukraina përfundon ratifikimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në
20:57 -12/05/2025
Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit
20:21 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?