KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ademi për Blick: Avdullahu vendosi me zemër, Zvicra s’ka pse të frikësohet nga Kosova
Sport

Ademi për Blick: Avdullahu vendosi me zemër, Zvicra s’ka pse të frikësohet nga Kosova

Kosova News
Kosova News 14:42 -04/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për mediumin Blick para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Kosovës, ku ndër të tjera foli edhe për mesfushorin Leon Avdullahu.

Kosova do të ndeshet nesër (e premte) me Zvicrën në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 dhe para kësaj përballje, mediumi i madh zviceran Blick ka intervistuar të parin e FFK-s, Agim Ademi, i cili ka folur gjerë e gjatë për raportet mes Zvicrës dhe Kosovës, por në veçanti rastin e fundit të shumë përfolur rreth Leon Avdullahut, i cili zgjodhi t’i përfaqësoj Dardanët.

Blick: Zoti Ademi, a duhet që Zvicra të dridhet për shkak tuajin?

Agim Ademi: Zvicra nuk ka pse të frikësohet as nga unë, as nga Federata e Futbollit të Kosovës. Ne jemi miq të mirë dhe nga miqtë nuk ke pse të kesh frikë. Ne kultivojmë marrëdhënie shumë të mira me Zvicrën. Por në futboll, në fund ka rëndësi kush e fiton ndeshjen. Prandaj të premten duam fitoren.

- Reklamë -

Blick: Ne nënkuptonim më shumë faktin se ju keni arritur një “sukses”, sepse Leon Avdullahu në të ardhmen do të luajë për Kosovën dhe jo më për Zvicrën.

Ademi: Sa i përket lojtarëve me shtetësi të dyfishtë: Natyrisht që jemi të hapur për të gjithë ata që duan ta përfaqësojnë Kosovën dhe që kanë nivelin e nevojshëm. Në Zvicër ekziston një diasporë e fuqishme, e cila i ruan rrënjët, e ndjen gjakun kosovar dhe e do shtetin e etërve e të familjeve të veta – edhe pse shumë prej tyre kanë lindur në Zvicër.

Blick: A ndjeni ndonjë lloj faji përballë Federatës Zvicerane, e cila ka investuar në zhvillimin e Avdullahut si futbollist?

Ademi: Ne gjithmonë do t’i jemi mirënjohës Zvicrës, e cila e ka pranuar komunitetin tonë. Dhe po, në Zvicër futbollistët kanë shumë më tepër mundësi sesa në Kosovë. Por edhe shqiptarët e kanë çuar futbollin zviceran në një nivel të ri duke filluar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në kombëtaren zvicerane. Edhe në ekipet e Superligës shpesh luajnë pesë apo gjashtë futbollistë me origjinë shqiptare, ndërsa në akademitë e të rinjve ka një numër jashtëzakonisht të madh lojtarësh shqiptarë. Ne gëzohemi për zhvillimin e tyre dhe jemi të lumtur kur ata ndihmojnë edhe në ngritjen e Kosovës. Zvicra si shtet na ka ndihmuar në realizimin e ëndrrës për pavarësi, na mbështet ekonomikisht dhe administrativisht. Dhe po, mund të thuhet se na ndihmon edhe në fushën sportive. Por për këtë arsye ajo nuk ka pse të ketë frikë nga ne, e as unë nuk ndiej ndonjë faj. Ne nuk kemi detyruar askënd që të luajë për ne.

Blick: Si e bindët Leon Avdullahun të zgjedhë Kosovën?

Ademi: Ai vendosi me zemër. Por është edhe shumë i mençur, një lojtar që mendon dhe kështu e bindi edhe projekti ynë. Por mbi të gjitha ai ndoqi zemrën e tij.

Blick: Çfarë roli luajtën prindërit e tij?

Ademi: Bisedat me Leonin dhe rrethin e tij kanë vazhduar mbi një vit. Ne e njohim familjen e tij, jemi të lidhur me ta me miqësi. Por prindërit e tij vepruan mirë duke qëndruar mënjanë. Ata ia lanë vendimin vetëm Leonit. Një djalë si ai nuk mund të manipulohet.

Blick: Si duket projekti për të cilin folët?

Ademi: Ne kemi marrë shumë lojtarë të rinj, mes moshës 17 dhe 20 vjeç, që do të formojnë ekipin tonë për dhjetë vitet e ardhshme. Qëllimi është kualifikimi në Kampionatin Evropian. Dhe Leoni ka një rol të veçantë si lider. Ne e shohim si pjesë të gjeneratës së re, e cila duhet të ndërtojë themelet. Besojmë se ai mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës. Sigurisht që është ende i ri dhe nuk duam t’i vendosim mbi supe shumë presion. Por mendojmë se ai mund të zhvillohet edhe më shumë.

Blick: A patët kontakte me Federatën Zvicerane para ose pas vendimit të Avdullahut? A ju është ankuar SFV?

Ademi: Jo. Por kështu ka qenë gjithmonë mes dy federatave. As ne nuk u ankuam kur Andi Zeqiri apo Uran Bislimi vendosën për Zvicrën, ndonëse më parë provuan me Kosovën. Kur një lojtar e merr një vendim, ai respektohet. Nga të dyja palët.

Blick: Pra nuk ka konflikt?

Ademi: Jo. Edhe kur dikush zgjedh Zvicrën, ne e respektojmë. Kur Xhaka dhe Shaqiri zgjodhën Zvicrën, ne vazhduam t’i mbështesim – pikërisht në atë kohë kur po themelonim shtetin tonë. Së fundi, për shembull, Ardon Jashari na ka thënë jo. Këta lojtarë ndihen mirë aty ku janë. Dhe ne, për shkak të tyre, jemi madje tifozë të kombëtares së Zvicrës.

Blick: Në të kundërt, mund të ndodhë që Albian Hajdari, një tjetër lojtar i ri me pasaportë zvicerane, të kalojë te Kosova. Sa talente të tjerë keni në vëzhgim?

Ademi: Do të ishim të hapur për Albianin. Do të na gëzonte dhe do të ndiheshim krenarë nëse ai do të na zgjidhte. Por ne mbështesim çdo vendim që ai merr. Të gjithë kosovarët – qoftë nga Zvicra apo vende të tjera janë të mirëpritur tek ne. Madje u japim mundësinë të na testojnë para se të vendosin. Qoftë në futbollin e meshkujve apo të femrave.

Blick: Pse janë kaq të rëndësishëm lojtarët nga Zvicra për Kosovën?

Ademi: Sepse tek ju ka një komunitet të madh kosovar. Por fokusi ynë nuk është posaçërisht Zvicra, ne kemi lojtarë edhe nga Gjermania, Franca apo Skandinavia. Thjesht juve ju bien më shumë në sy lojtarët që vijnë nga Zvicra, prandaj keni këtë përshtypje (qesh).

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia

Kosova News 04/09/2025 04/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?