KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ademi falënderon bashkatdhetarët për mbështetjen masive që i dhanë Kosovës përballë Zvicrës
Sport

Ademi falënderon bashkatdhetarët për mbështetjen masive që i dhanë Kosovës përballë Zvicrës

Kosova News
Kosova News 17:39 -19/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka falënderuar diasporën për pjesëmarrjen masive në ndeshjen Zvicër – Kosovë që u zhvillua mbrëmë në Basel.

I pari i futbollit kosovar ka thënë se bashkatdhetarët janë vlera më e madhe që ka Kosova.

Ky është reagimi i tij në rrjetet sociale:

Stadiumi “St. Jakob-Park” në Bazel mbrëmë ishte epiqendër e bashkatdhetarëve tanë, të cilët erdhën në përkrahje të Kombëtares së Kosovës jo vetëm nga qytetet anembanë Zvicrës, por edhe nga të gjitha shtetet evropiane, e madje edhe përtej Atlantikut.

Dua të falënderoj gjithsecilin prej tyre, të cilët me zemër dhe entuziazëm erdhën të përkrahnin djemtë e Kombëtares sonë. Ata u bënë pjesë e një ndeshje, e cila pa dyshim do të mbetet në kujtesën e tyre, duke treguar solidaritetin dhe dashurinë e padiskutueshme për vendin e tyre.

Me praninë dhe brohoritjet e tyre, ata, krijuan një atmosferë impozante në stadium, që rrallëherë shihet në stadiumet e futbollit dhe njëherësh u shndërruan në forcë energjie për ekipin tonë, i cili përkundër mungesave të shumta dhe me lojtarë të rinj arriti të na bëjë krenar me paraqitjen e tij.

Falënderoj çdo shqiptar që ishte në stadium dhe që barti me krenari simbolet tona shtetërore e kombëtare, duke përjetuar bashkë me ne emocionet, shpresat dhe ndjenjat që jep loja e futbollit.

Bashkatdhetarët tanë janë vlerë e madhe e jona. Ata janë aset shtetëror e kombëtar. Prania e tyre, dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë pasuria më e çmuar që kemi.

E di që nuk mund t’i falënderojmë mjaftueshëm për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, por dua të përçoj mirënjohjen e thellë për krijimin e një atmosfere aq frymëzuese dhe të ngrohtë për lojtarët tanë në Bazel.

Një falënderim edhe për tifo-grupin ‘Dardanët’ që në numër të konsiderueshëm kishin udhëtuar në Bazel dhe si zakonisht treguan vlera të larta qytetare e sportive, teksa me pasionin dhe zërin e tyre mbështeten djemtë në fushë në çdo moment të lojës. Gjithashtu, një falënderim i veçantë për mediat kosovare që me profesionalizmin e tyre pasqyruan nga afër këtë spektakël futbolli dhe i dhanë jehonë mbështetjes së madhe që dha Diaspora jonë për Kombëtaren.

Ju premtoj se do të vazhdojmë të jemi afër jush dhe të punojmë me gjithë fuqinë tonë për të bërë më të mirën për futbollin dhe për vendin tonë. Njëherësh, shpresoj shumë se këta djelmosha që e dhanë më shumë se 100 përqindshin e tyre në ndeshjen e mbrëmshme kundër Zvicrës shumë shpejt do të realizojnë ëndrrën tonë të përbashkët – pjesëmarrjen në eventet e mëdha të futbollit evropian e botëror.

𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐡𝐞𝐫ë 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë!

Gjithashtu lexoni:

Lionel Messi rikthehet në Kombëtaren e Argjentinës

Gjykata e Lartë Spanjolle tregon për çfarë akuzohet Raul Asencio

Conceicao i zhgënjyer me humbjen e finales në Kupën e Italisë: U luajt shumë pak futboll

“Ai është numri një në Evropë dhe në botë”, presidenti i La Ligës vlerëson kalimin e Xabi Alonsos te Real Madridi

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë

Kosova News 19/11/2023 19/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Rama nis takimet dypalëshe, pret kreun e NATO-s dhe liderët evropianë
10:04 -16/05/2025
Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata në Kaçanik
09:47 -16/05/2025
Presidentja Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian
09:27 -16/05/2025
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave lidhur me veprën:”Lëndim i lehtë trupor
09:07 -16/05/2025
Tirana bën bashkë liderët në samitin e Komunitetit Politik Evropian
08:52 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?