KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike
Politikë

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike

KosovaNewss
KosovaNewss 23:11 -27/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

(E plotësuar)Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka hedhur akuza ndaj institucioneve të ndjekjes, duke thënë se qeveria Kurti po përballet me një fushatë të organizuar presioni nga brenda sistemit. Në një intervistë në RTK Prime, ai e përshkroi atmosferën në institucione si të rënduar dhe të ndikuar nga veprime selektive të Prokurorisë Speciale dhe Policisë Hetuese.

“Jemi ballafaquar me një situatë të një sulmi të orkestruar masiv, të përnatshëm e të përditshëm ndaj qeverisë tonë. Atmosferë e rëndë e punës. Qarqe të caktuara brenda institucioneve të ndjekjes pothuajse nuk i patën çelë zyrat brenda ministrive duke krijuar atmosferë presioni”, deklaroi Abrashi.

Ai shtoi se një qasje e tillë nuk po aplikohet ndaj pushteteve lokale të drejtuara nga opozita, duke përmendur veçanërisht komunat e udhëhequra nga PDK dhe LDK.

“Sikur të ishte një qasje e tillë edhe ndaj, për shembull, pushteteve komunale që i kanë PDK-ja e LDK-ja – a e di çka bëhet në komuna? Kur keni dëgjuar temë të madhe?”, pyeti ai.

Abrashi akuzoi Prokurorinë për selektivitet dhe për ndërtim të rasteve pa baza të forta ligjore kundër ministrive të qeverisë aktuale, ndërkohë që shkeljet në administratat e mëhershme po injorohen.

“Nuk mundet që diku të ketë tolerancë pothuajse absolute ku korrupsioni thuajse është normalizuar, e për shembull ku ka tema të përnatshme lidhur me afera, të mos ketë asgjë konkrete”, theksoi ai.

Duke e quajtur këtë një “luftë speciale” kundër qeverisë Kurti, Abrashi theksoi se qëllimi është politik dhe se mekanizmat shtetërorë po shfrytëzohen për të shtyrë përpara agjenda të caktuara.

“Ka pasur një luftë me të vërtetë të egër ndaj qeverisë ‘Kurti 2’ dhe fatkeqësisht më duhet ta pranoj që deri diku edhe ka pasur efekt. Kjo rënie është rezultat i një lufte speciale që pati degraduar aq keq, sa edhe mekanizmat e shtetit shfrytëzohen për qëllime të caktuara politike për t’i shtyrë përpara agjendat politike. E pjesë e kësaj çka po them është edhe ngjarjet e sotme që ndodhën dhe që ndoshta do të ndodhin në vazhdim”, u shpreh ai.

Abrashi përmendi edhe mbi 200 raste të evidentuara me shkelje ligjore në Ministrinë e Bujqësisë gjatë qeverisjeve të kaluara, për të cilat nuk ka pasur asnjë reagim nga organet e drejtësisë.

“Janë mbi 200 raste. Kemi parë deklarimet e ministrit Peci, ku e ka njoftuar opinionin publik, apo me qindra dokumentacione që evidentojnë shkelje ligjore të zyrtarëve të ministrisë, të ish-ministrave të kaluar edhe të akterëve të tjerë që kanë pasur punë me Ministrinë e Bujqësisë dhe pothuajse asnjë veprim konkret nuk ka pasur”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka i LVV-së kritikon Odën Ekonomike: Po lobon për 1%-shin në kurriz të qytetarëve

Maqedonci: Mediat keqpërdoren një pjesë të vogël të intervistes sime për të devijuar vëmendjen nga Defender Europe 25

Osmani kërcënohet dy herë – eksperti: Faqja zyrtare pa mekanizma gjurmimi

BE-ja kërkon me urgjencë formimin të qeverisë, ambasadorët kritikojnë bllokadën

Aliu: Në Bruksel themelohet grupi për Kosovën në Komitetin Evropian të Rajoneve

KosovaNewss 27/05/2025 27/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
scattered clouds
10° _ 9°
82%
2 km/h
Thu
14 °C
Fri
17 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Manxhuka i LVV-së kritikon Odën Ekonomike: Po lobon për 1%-shin në kurriz të qytetarëve
23:54 -28/05/2025
Maqedonci: Mediat keqpërdoren një pjesë të vogël të intervistes sime për të devijuar vëmendjen nga Defender Europe 25
23:33 -28/05/2025
Nga Peja në Hollywood: Hakon Ademi, aktori që po ngjit majat e suksesit dhe po e përfaqëson Kosovën me krenari
23:04 -28/05/2025
Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë
22:36 -28/05/2025
Gjendet shtetasi i huaj që ishte zhdukur në Malet e Sharrit, dërgohet për tretman mjekësor në Prizren
22:31 -28/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?