Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi ka kritikuar Berat Rukiqin dikur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës , ndërsa tani është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së.
Nëpërmjet një postimi në facebook Abrashi ka thënë se përderisa Rukiqi sot po mban ders ekonomik dikur në cilësinë e kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës ka shkuar të flaës në Beograd me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë për projekte në Kosovë.
“Ky Rukiqi sot po mban shumë ders ekonomik. Por, veç një moment.Ky në Beograd ka shku me folë me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë për projekte në Kosovë. Kjo nuk është e tëra. Nëse e shikoni se çka kanë folë në bazë të temave ju e kuptoni ku ka qenë esenca”
Abrashi ka thënë se në këto takime të ndërmjetësuara nga ish i dërguari i SHBA-së për dialog Richard Grenell Rukiqi e ka dëmtuar sovranitetin e vendit duke folë për Brezovicen, Trepçen e Ujmanin ku së bashku me ish-kryeministrin Hoti i kanë plotësuar kërkesat e Serbisë.
”Kanë folë për Brezovicën ku deri vonë Serbia ka pasur edhe rampë ndaluese, kanë folë për miniera ku dihet se bëhet fjalë për Trepçën e për Ujmanin nuk ka pasur nevojë sepse atë kërkesë Serbisë ja ka plotësuar tash bashkëpartiaku Dulla.
Shikojeni se në çfarë niveli e patën sjellë sovranitetin e vendit e sot na flasin për të ardhmen e tij” ka shkruar Abrashi në facebook


