KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abelard Tahiri thotë se do të jepte dorëheqje nëse do të ishin zhdukur mostrat e Deharit në kohën kur ishte minister
Politikë

Abelard Tahiri thotë se do të jepte dorëheqje nëse do të ishin zhdukur mostrat e Deharit në kohën kur ishte minister

Kosova News
Kosova News 21:19 -22/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Sikur të kish ndodhë kjo në kohën sa kam qenë unë Ministër i Drejtësisë, e kisha pas të pamundur ta drejtoj atë ministri sepse e humb kredibilitetin”.

Kështu ka deklaruar Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri. Ky i fundit ka thënë se ndonëse secila vdekje është e dhimbshme, rasti i aktivistit të ndjerë të LVV-së nxiti angazhim politik dhe si i tillë, ai thotë se po të humbnin mostrat në kohën e tij si ministër, do e kishte të pamundshme.

“E kisha pas të pamundur moralisht të vazhdojë, në një rast kaq tragjik, në një rast ku ka pas protesta të mëdha, ku ka qenë problem i madh politik. Secila vdekje është e dhimbshme, mirëpo është rast që ka shkaktuar angazhim të madh politik, sepse ka qenë aktivist politik. Sikur të kishte ndodhur në kohën sa e kam drejtuar MD-në, këto prova me humb e kisha pas të pamundshme. Nuk them që dora e ministres i ka marrë e i ka nxjerr ato prova nga instituti”, ka deklaruar Tahiri.

I ftuar në RTV Dukagjini, Tahri ka thënë se një vepër e tillë është një e pastër penale dhe se për të njëjtën, sipas tij, është për t’u habitur se si askush deri më sot nuk është arrestuar pas humbjes së mostrave të ndjerit, Astrit Dehari.

“Një vepër e pastër penale, është e çuditshme e habitshme për faktin se si deri më sot të paktën nuk është arrestuar asnjë deri sot”, ka  deklaruar ai gjersa ka theksuar se heshtja e Kryeministrit Kurti dhe ajo e Ministres së Drejtësisë është e habitshme.

Krahas kësaj, Tahiri ka thënë se vet zhdukja e mostrave nga një institucion siç është ai i Institutit të Mjekësisë Ligjore paraqet  një shqetësim të madh.

“Realisht është mjaft shqetësuese zhdukja e mostrave të zotit Dehari nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, paraqet një shqetësim shumë të madh. Instituti i Mjekësisë Ligjore do duhej të jetë të paktën një institucion jashtëzakonisht i sigurt dhe i monitoruar nga kamerat 24 orë. Unë nuk besoj se pamjet e atyre kamerave do duhej të fshiheshin çdo 12 ditë ose çdo dy javë sepse mendoj qe aty ka shumë prova sensitive për shumë çështje të ndryshme duke përfshi shumë pjesë të mostrave të pagjeturve”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Ndërsa për këtë rast u pezulluan nga puna katër zyrtarë të IML-së.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 22/02/2023 22/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?