KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Tahir Zemaj ishte dhe mbetet ikonë e qëndresës politike e ushtarake
Politikë

Abdixhiku: Tahir Zemaj ishte dhe mbetet ikonë e qëndresës politike e ushtarake

Kosova News
Kosova News 19:15 -04/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Strellc të Deçanit, në shënim të 20-vjetorit të vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj.

Sipas tij, Tahir Zemaj padyshim që ishte dhe mbetet ikonë e qëndresës politike e ushtarake kundër shtypjes e represionit serb që po i bëhej shqiptarëve të Kosovës në vazhdimësi.

“I kalitur në një familje patriotike e atdhetare, shërbimi ndaj vendit ishte një mision i paradestinuar për të. Betejat e udhëhequra nga ai, si ajo e Loxhës ndër shumë beteja të tjera me nam, u bënë shpejtë rrëfime motivi për shumë djem e vajza të Ushtrisë Çlirimtare anembanë vendit”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Sot, në Strellc të Deçanit, në shënim të 20 vjetorit të vrasjes së Kolonel Tahir Zemaj, të birit Enis Zemaj dhe kryetarit të Forumit të Rinisë në Deçan, Hasan Zemaj.

Tahir Zemaj padyshim që ishte dhe mbetet ikonë e qëndresës politike e ushtarake kundër shtypjes e represionit serb që po i bëhej shqiptarëve të Kosovës në vazhdimësi. I kalitur në një familje patriotike e atdhetare, shërbimi ndaj vendit ishte një mision i paradestinuar për të. Betejat e udhëhequra nga ai, si ajo e Loxhës ndër shumë beteja të tjera me nam, u bënë shpejtë rrëfime motivi për shumë djem e vajza të Ushtrisë Çlirimtare anembanë vendit.

Ushtarak me profesion, luftëtar e udhëheqës i dalluar në luftën e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, ai u shua në kohë paqeje. Dhe ndoshta kjo përbën dhe dhimbjen e plagën më të rëndë sepse për Tahirin, Enisin e Hasanin lufta kishte përfunduar në qershorin e vitit 1999, ditën kur forcat serbe u dëbuan nga Kosova. Por, ikja e tyre në kohë paqeje, qëndron si dëshmi e një lufte të papërfunduar ndaj njerëzve të zot e patriot të mëdhenj të vendit.

Përtej një luftëtari e prijësi të madh, duhet të rikujtojmë se ai ishte një ndër njerëzit më të afërt të Presidentit historik, Ibrahim Rugova, të cilin gjithmonë e mbante për komandant Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Ai ishte njeri besnik, parimor e me vizion për të punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemaj, të birit Enisit dhe Hasan Zemaj!

Gjithashtu lexoni:

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Kosova News 04/01/2023 04/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm, veçanërisht në veri
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Spanja me rregulla të reja për turistët
18:05 -08/06/2025
Dy yje të Real Madridit rrezikojnë të humbasin vendin si titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos
17:32 -08/06/2025
SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky i lutet Trumpit
17:10 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?