Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bëre të ditur se konstatuan Departamentin e Shëndetësisë, brenda LDK-së.
Ky është departamenti i katërt i themeluar në LDK, ku do të themelohen 21 sosh.
Postimi i plotë:
Sot, konstituam Departamentin e Shëndetësisë, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas Arsimit, Ekonomisë e Mbrojtjes, ky është departamenti i katërt i themeluar tashmë. Do të themelohen gjithsej 21 sosh.
Mes profesionistëve të fushës, mjekëve e stafit shëndetësor, diskutuam jo vetëm për gjendjen e rëndë aktuale të shëndetësisë në Kosovë, por dhe për zotimet kryesore të programit tonë politik ‘Rruga e Re’.
Qendër e re spitalore, me investim plot 250 milionë euro.
Sigurime shëndetësore 3.5% + 3.5%.
Digjitalizim i plotë i shëndetësisë dhe sistem informativ shëndetësor.
Menaxhim ndërkombëtar i spitaleve.
Plot 150 milionë euro investime në pajisje të reja.
Koeficient 150 për stafin shëndetësor.
Këto janë disa nga projektet kryesore në programin aktual ‘Rruga e Re’.
Rrugën e bëjmë bashkë!.