Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ishte në hapësirat e reja të Kampusit të Shkollave të Mesme në Viti ku u takua me mësimdhënës.
Atyre u foli për programin për arsimin që e ka kjo parti.
“Në hapësirat e reja të Kampusit të Shkollave të Mesme në Viti, takova mësimdhënësit e kësaj qendre. Një projekt i jashtëzakonshëm që po përfundon nën udhëheqjen e Kryetarit Sokol Haliti dhe me përkushtimin e mbështetjen e LDK-së”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.
“Ky kampus është dëshmi e qartë e vizionit tonë për një arsim më të mirë, ku infrastruktura moderne krijon hapësira të përshtatshme për zhvillimin e brezave të rinj. Të rrethuar nga afro 100 mësimdhënës, ndamë idetë tona për një sistem arsimor që fuqizon mësimdhënësit e nxënësit, dhe që e çon Kosovën përpara”, shtoi ai.