KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Në të gjitha etapat historike, mërgata jonë ishte kontribuuese thelbësore e zhvillimeve në Kosovë
Politikë

Abdixhiku: Në të gjitha etapat historike, mërgata jonë ishte kontribuuese thelbësore e zhvillimeve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 20:22 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizoi sot një takim pritës për mërgimtarët që kanë ardhur për pushime në Kosovë.

Të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, deputetë, anëtarë të Kryesisë, kryetarë komunash e struktura të tjera partiake, të cilët pritën në bashkëbisedim mërgimtarët.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku uroi mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve.

“Më lejoni t’ju uroj mirëseardhje në shtëpinë tuaj politike, në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe organizimin e sotëm, të parë, por jo të vetëm, të takimeve verore në selinë e LDK-së me mërgatën tonë e bashkatdhetarët tanë”, tha ai.

Ndërsa tha se duhet të organizohemi sa më mirë që Lidhja për të Ardhmen të jetë shtyllë përmbajtjesore domosdo dhe “Lidhjen për Mërgatën” – pasurinë më të madhe shqiptare.

“Dhe ne sot kemi nevojë të takohemi, bashkëbisedojmë e organizohemi sa më mirë e sa më fort, që në “Lidhjen tonë për të Ardhmen”, ta kemi si shtyllë përmbajtjesore domosdo dhe “Lidhjen për Mërgatën” – pasurinë më të madhe shqiptare”, tha ai.

Ndërsa shtoi se për tri dekada të shkuara i dhuruan atdheut momentet më të lavdishme historike, po ashtu shprehet jashtëzakonisht mirënjohës ndaj mërgatës.

“Përgjatë tri dekadave të shkuara, ne dhe ju bashkatdhetarë, i dhamë atdheut momentet më të lavdishme historike. Nga përpjekja kolektive për liri, pavarësi e demokraci, e deri te rezistenca paqësore dhe e armatosur që kulmoj me vetë lirinë; nga shpallja e pavarësisë së Republikës sonë, e deri te ndërkombëtarizimi i shtetësisë Kosovës. Në të gjitha etapat historike, mërgata jonë ishte kontribuuese thelbësore e zhvillimeve në Kosovë. Ju shkritë të gjithë pasurinë, dhatë gjithë kapacitetin intelektual e profesional, siç dhe dhatë bijtë e bijat më të mira tuaja në thirrjet e orëve të rënda të vendit tonë. Edhe sot, 23 vite pas lirisë, e 14 vjet pas pavarësisë, mërgimtarët tanë vazhdojnë t’i japin Kosovës të gjithë përkushtimin e nevojshëm. Prezenca e juaj dhe familjeve tuaja në Kosovë, është dëshmi e qartë e këtij përkushtimi”, tha ai.

Në fund kryetari i LDK-së ngrehu një dolli për gjithë bashkatdhetarët.

“Më lejoni të ngre një dolli, për juve, familjet tuaja, LDK-në tonë e atdheun tonë të çmuar Kosovën”, tha Abdixhiku.

Ambroz Rrustemi, bashkatdhetar nga shteti i Zvicrës, u shpreh shumë i kënaqur me këtë organizim, ndërsa tha se organizimet e tilla duhet të jenë më të shpeshta.

“Është hera parë që marr pjesë në këto aktivitete dhe jam shumë i kënaqur… Më pëlqeu organizimi jashtë mase, shumë organizim i qëlluar dhe besoj se nuk do të jetë i vetmi por se do të kemi edhe në të ardhmen kësi lloj të aktiviteteve”, tha ai.

Safie Endërr-Jenuzi, bashkatdhetare nga shteti i Austrisë, u shpreh po ashtu e lumtur me mirëpritjen.

“Këtu sot na kanë pritur shumë mirë. Jemi mysafirë të Lidhjes Demokratike, personalisht edhe kryetari i Komunës së Dragashit na ka ftuar të vij këtu. Ne si shqiptarë kemi përjetuar situata shumë të rënda e të vështira dhe tash duhet të jemi shumë të kënaqur që jemi këtu tash, pra që kemi mbërri demokraci dhe jemi në gjendje ta votojmë partinë LDK, një parti që i ka rrënjët tek Ibrahim Rugova”, tha ajo./kp/

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik

LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve

Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit

Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim

TAGGED: mergimtaret, pushimet, takimi
Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik
23:20 -26/06/2025
Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit
21:40 -26/06/2025
Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën
21:35 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?