Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë sonte në pritjen e organizuar për përvjetorin e unifikimit të Gjermanisë.
Ai ka publikuar disa fotografi nga kjo pritje, teksa fokus i ka dhënë asaj nga takimi me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Fotografia me Hovenier është ndër të parat, e pastaj janë ato me Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, ndonëse ai ishte nikoqir, shkruan Reporteri.net.
“Sonte, në pritjen e organizuar për përvjetorin e unifikimit të Gjermanisë. Uruam ambasadorin gjerman Jörn Rohde dhe nëpërmjet tij popullin gjerman për këtë ditë historike, siç dhe e falënderuam për gjithë mbështetjen historike që Gjermania i ka dhënë Kosovës. Një shtet aleat, një shtet i diasporës më të madhe shqiptare. Gëzuar unifikimin. 🇩🇪🇽🇰:”, ka shkruar Abdixhiku.


