Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me liderët politikë, deklaroi se “me gjithë zemër do të votonim me 20 vota kundër për kandidatin që ata propozojnë”, por nënvizoi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në asnjë veprim që bie ndesh me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai shtoi se nuk është e pranueshme të kërkohet nga ta të votojnë diçka jokushtetuese, ndërkohë që u mohohet e drejta për të votuar. Sipas tij, mazhoranca i ka votat për emra të tjerë dhe duhet të respektojë procesin kushtetues.
”Me plot zemër do të votonim me 20 vota kundër për kandidatin që ata propozojnë. Nuk mund të marrim pjesë në shkelje kundër aktgjykimit të Kushtetueses. Po bëjmë thirrje që të na jepet e drejta për voim, përderisa po na kërkohet ta votojmë diçka jokushtetuese. I ka votat për një emrat e tjërë”, tha ai.