Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bashkë me zyrtarë të lartë të partisë kanë qëndruar sot tek familja Rugova për ta kujtuar presidentin Ibrahim Rugova me rastin e 2 dhjetorit, ditës së lindjes së themeluesit të LDK-së.
Abdixhiku e ka quajtur Rugovën si ati themeltar i shtetit të Kosovës dhe prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci.
Ai tutje ka thënë se rruga që kishte ndjekur Rugova mbetet bindje për secilin në LDK. Abdixhiku thotë se qëndrimet dhe rruga politike që kishte ndjekur Rugova mbesin jetike dhe të pazëvendësueshme edhe në ditët e sotme.
Këtu ai ka përmendur frazën e famshme të Rugovës “Kosova shtet i pavarur e sovran, e anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me ShBA-në”.


