Në një takim me qytetarë në Lipjan, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka shfrytëzuar rastin të jep disa kritika për hapat e Qeverisë Kurti në relacion me aleatët e Kosovës, edhe pse këtu bëhej fjalë për çështjen e targave RKS.
Ai tha se vendi ynë nuk ka nevojë të zgjedhë mes ligjshmërisë dhe aleatëve.
“Kosova nuk ka pse të zgjedhë mes ligjshmërisë dhe aleatëve më të ngushtë ndërkombëtarë; Kosova dushet t’i ketë të dyja, edhe ligjshmërinë edhe aleatët ndërkombëtarë. Një Qeveri që sjellë vendin përballë një zgjedhje të tillë, ka dështuar që në fillim”, është shprehur ai, por nuk ka treguar se si do ta bënte vetë një gjë të tillë.
Ndërkohë Qeveria e Kosovës, për herë të parë që nga përfundimi i luftës, është duke vazhduar punën me insistim që të vejë ligjshmëri në gjithë territorin e vendit dhe mos të lejojë qarkullimin e automjeteve me targa ilegale.
Pas një shtyrje të afatit gjatë verës, faktori ndërkombëtar ka kërkuar edhe një shtyrje tjetër prej 10 muajsh, por që Qeverisë së Kosovës ka bërë një version tjetër, duke nisur me disa faza kthimin e targave RKS në gjithë vendin.
Ndërkaq kreu i LDK-së në takim me qytetarët, duke iu referuar ngjarjeve që po ndodhin në kontinent, tha se Kosova ka nevojë për mbështetjen nga Administrata Biden.
“Në kohë të zhvillimeve të mëdha rajonale e kontinentale, Kosova ka nevojë për mesazhe mbështetëse nga Administrata Biden e nga Bashkimi Evropian. Me miq të tillë, ne do të duhej të ishim në momentet më të mira politike pas një kohe të gjatë stagnimi integrues”, ka thënë Abdixhiku.
Ai shtoi se shteti ynë i ri ka nevojë për ndihmë në proceset e vështira euroatlantike në liberalizim të vizave e në anëtarësim në NATO.
“Prandaj sot, interes kombëtar i yni është ecja në hap me hap me ta. Zhgënjimi e dëshpërimi i miqve, është një hap i madh pas. Kjo ishte një referencë e qartë për zhgënjimin e deklaruar të aleatëve me Qeverinë Kurti, pas vendimit të kësaj të fundit për targat”, ka thënë ai.


