Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar pak para seancës së orës 14:00 për votimin e kabinetit qeveritar të propozuar nga i mandatuari Glauk Konjufca.
Abdixhiku deklaroi se nuk pret asgjë nga seanca e sotme, pasi Vetëvendosje e ka ditur që s’e ka shumicën.
Ai tha se Vetëvendosje vetëm ua humbi edhe 15 ditë dhe në këtë kohë as s’është tentuar të bëhet shumica, e as s’është kontaktuar ndonjë parti politike.
“Kanë vendosur që në ditën e fundit në orët e fundit të mbajnë seancë. Nuk presim asgjë vetëm që Presidentja ta caktoj datën e zgjedhjeve”,deklaroi Abdixhiku.
Ai gjithashtu tha se “më 2010 Kosova s’ka pasur buxhet të aprovuar e në dy muajt e parë është shpenzuar një pjesë e buxhetit paraprak”.


