KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abbott: Qesharake deklarata e Vuçiqit se Kurti planifikon dëbimin e serbëve nga veriu
Politikë

Abbott: Qesharake deklarata e Vuçiqit se Kurti planifikon dëbimin e serbëve nga veriu

KosovaNewss
KosovaNewss 23:36 -22/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qesharake e ka quajtur ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë që Qeveria kosovare ka plan dëbimin e serbëve nga veriu.Abbott në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime” tha se kjo gjë nuk do të ndodhë.

“Gjithmonë duket se ka një moment kur të dyja palët duket se besojnë se tensionet janë në interesin e tyre. Dhe me të vërtetë ajo që nevojitet është të qetësohet gjithçka. Ka nevojë për bashkëpunim, ka nevojë për durim, dhe ka nevojë, mendoj, për një nivel të caktuar tolerance. Ne kemi qenë në një situatë të tillë, efektivisht që nga vera e kaluar kur ka pasur tensione për çështje të ndryshme në veri dhe në thelb flasim për tensione ndëretnike” – tha Abbott.Ai më tej ka folur edhe për dorëheqjet e serbëve të Kosovës nga institucionet duke thënë që ato kanë shkaktuar një sërë çështjesh të tjera.

“Le të jemi të qartë që kjo në të vërtetë ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit serb të Kosovës, në veri. Qartazi, kjo nuk është e lehtë. Unë mendoj se të dyja palët mbajnë njëfarë përgjegjësie, por sa i përket asaj se ku jemi në këtë moment, serbët e Kosovës u larguan nga institucionet në veri në nëntor, dhe kjo ka shkaktuar një sërë çështjesh dhe ne jemi, si gjithmonë, në mes të përpjekjeve për të gjetur se cila është mënyra më e mirë për të ecur përpara” – tha ambasadori Abbott.Vuçiq më 18 maj ka thënë se ai e ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtitt, Derek Chollet dhe ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.Sipas tij, në takim është diskutuar për situatën “e tensionuar në veri të Kosovës”, e cila, sipas tij, është konstante.“Po u kërkoj serbëve që ta ruajnë paqen, pasi ata nuk do të pranohen kurrë si kryetarë”.Sipas tij, kjo është përpjekje për presion mbi serbët që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Gjithashtu lexoni:

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

KosovaNewss 23/05/2023 22/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?