KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Abazi: Nuk ekziston asnjë propozim gjerman për asociacionin
Politikë

Deputeti Abazi: Nuk ekziston asnjë propozim gjerman për asociacionin

Kosova News
Kosova News 10:53 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë propozim gjerman për asociacionin.

Sipas tij, ekziston vetëm asociacioni i komunave i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të Kosovës.

“Nuk ka propozim gjerman , nuk mund të ketë asnjë propozim me emra të tjerë. Në fakt ka vetëm një propozim është asociacioni i komunave i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe kushtetutën e vendit. Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës. Do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë, kjo është paradoksale”, ka thënë ai.

Në konferencë për media, Abazi ka folur edhe për reformën zgjedhore për çka ka thënë se ky proces është stërzgjatur me vite të tëra në mungesë të vullnetit politik.

“Po iu thërras të gjithëve ekspertë, juristë e shoqërinë civile dhe mediat që të përcillni me kujdes këtë proces të rëndësishëm të reformës zgjedhore. Duhet të bëhet zgjedhja e drejtpërdrejt e presidentit me votën e qytetarëve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se duhet të bëhet digjitalizimi i sistemit zgjedhor.

“Kosova të ndahet në pesë zona zgjedhore të cilat do të kenë përfaqësim të qytetarëve në parlament dhe votuesi do të ketë mundësi të gjejë përfaqësuesin e vet brenda Parlamentit. Ligji qe kemi sot ka lejuar deforminim e plotë të vullnetit të qytetarëve. Masakrimi i votës së qytetarëve ndodh në momentin e numërimit. Komisionerët bëjnë pazare se cilit kandidat do t’i takojnë votat e partive politike. Në shumicën e rasteve kandidati që ka pasur vëzhgues brenda. Ligji i ri duhet plotësisht, ta largojë këtë hapësirë të manipulimit të votës së qytetarëve”, ka shtuar ai.

Drafti për Asociacionin, Qeveria e Gjermanisë: Ne nuk jemi të përfshirë dhe nuk e kemi përgatit

Gjithashtu lexoni:

Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre
10:41 -05/07/2025
Arrestohet i dyshuari për detyrim dhe paraqitje të rreme, sekuestrohen armë dhe municione
10:34 -05/07/2025
Hamasi jep përgjigje pozitive për planin e armëpushimit
10:24 -05/07/2025
Në Teksas lumi del nga shtrati, të paktën 24 viktima dhe 25 të zhdukur
10:02 -05/07/2025
Arrestohet një person në Gjakovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç
09:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?