Deputeti Besnik Tahiri ka thënë se AAK-ja ka kërkuar dy interpelanca në Kuvendin e Kosovën. Ai tha se e para do të jetë për Ligjin e Pagave për sektorin publik.
“Si grup i kemi ngrit dy interplenanca. Një për ministrin Hekuran Murati për ligjin e pagave për sektorin publik. Siç jeni në dijeni në mungesë të këtij ligji zhagitet tash e një vit e gjysmë dhe tri herë i tejkalon afatet e përcaktuara legjislative. 80 mijë zyrtarë publik janë peng i një qeverie qe nuk merr asnjë veprim. Pra interpelanca lidhet drejtpërdrejtë me faktin se ky ligj nuk ka ardhur në kuvend dhe për këtë fakt te policia i janë marrë këtij sektori 15 milionë euro, te shëndetësia 25 milionë euro”, tha ai.
Kurse, interpelanca e dytë është thirrur për Ligjin për Administratën Shtetërore.
“Interpelanca e dytë ka të bëjë me administratën shtetërore. E kemi ftuar ministrin Xhelal Sveçla sa i përket zyrtareve publike. Sipas aktvendimit të publikuar në korrik më 2020, është dashur qe ky ligj te amandamentohet”, tha Tahiri.
Tahiri tha se janë mijëra vende të lira në Qeveri dhe nuk po punësohen qytetarë kur papunësia është në shkallë të lartë në Kosovë./koha.net/