KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AAK dhe PDK bojkotojnë seancën e votimit për vendosjen e shtatores së presidentit Rugova, LDK akuzon kryetarin Muharremaj
Politikë

AAK dhe PDK bojkotojnë seancën e votimit për vendosjen e shtatores së presidentit Rugova, LDK akuzon kryetarin Muharremaj

Kosova News
Kosova News 17:17 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Asambleja Komunale në Suharekë ka dështuar të filloj mbledhjen e jashtëzakonshme të iniciuar nga LDK-ja ku në rend dite ishte vendosja e shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova në sheshin e këtij qyteti.

Asamblistët e AAK-së dhe PDK-së bojkotuar këtë mbledhjen e jashtëzakonshme ku mungesë kuorumi ka dështuar sërish nismën e kuvendarëve dhe qytetarëve për vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova në sheshin Dr.Ibrahim Rugova në Suharekë.

Asamblisti i LDK-së dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie Selman Kolgeci në një prononcim për KosovaNews ka thënë se dështimin e kësaj iniciative ja faturon Kryetarit të Komunes Bali Muharremaj pasi që sipas tij presioni e trysnia e të cilit po e dirigjon mos ardhjen në seancë të kuvendarëve të tij dhe të  subjekteve që janë në koalicion me të. Ai më tutje u shpreh se paraprakisht janë konsultuar edhe me subjektet e tjera politike dhe se kanë gjetur përkrahje edhe nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët edhe ishin pjesë e seancës së sotme. 

Selman Kolgeci, asamblist i LDK-së në Suharekë

“Pas dështimit që para dy seancave të përfshihet në rend dite kjo pikë dhe pas kërkesës së vazhdueshme e të arsyeshme të qytetarëve të komunës sonë, Ne mbështetje të nenit 44 të Ligjit për vetëqeverisjen Lokale kemi mbledhur nënshkrimet e nevojshme të anëtarëve të kuvendit komunal të Suharekës për ta bërë hapin e radhës e që do të dëshironim të ishte fundit për këtë temë por kuvendarët nga radhët e AAK-së dhe PDK bojkotuan këtë seancë duke mos respektuar as ftesen për të qenë në kuvend e as figurën e Presidentit Rugova. Jemi kunsultuar me shumicën e asamblistëve dhe partitë politike, po ashtu si herën e parë e si tani kemi marrë premtime nga ta që do të vijnë e do ta përkrahin iniciativën por këtë dështim ia faturoj z.Muharremaj,presioni e trysnia e të cilit po e dirigjon mos ardhjen në seancë të kuvendarëve të tijë e të subjektëve që janë në koalicion me të. Ndërsa kemi gjetur përkrahje edhe nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje si në seancën e parë poashtu edhe në senacën e sotme” ka thënë Kolgeci për KosovaNews

Kolgeci ka theksuar se nuk do të ndalen me kaq dhe do t’i shkojnë deri në fund kësaj iniciative duke qenë se kjo është kërkesë dhe dëshirë e shumicës së qytetarëve të Suharekës.

“Pa dyshim që presim që kjo seancë të vazhdoj punimet e saj ditëve në vijim për shkak se kjo seancë në mungesë kuorumi për mendimin tonë nuk ka filluar e as përfunduar punimet. Nëse tentimet tona vazhdojnë të refuzohen në këtë formë,ne në koordinim me kryesinë e degës sonë do të vendosim së shpejti për hapat tjerë të cilët do ti ndërmarrim për realizimin e kësaj kërkese shumë fisnike e të arsyeshme tonën” ka shtuar Kolgeci.

Pas dështimit që para dy seancave të përfshihet në rend dite kjo pikë dhe pas kërkesës së vazhdueshme e të arsyeshme të qytetarëve të komunës sonë, Ne mbështetje të nenit 44 të Ligjit për vetëqeverisjen Lokale kemi mbledhur nënshkrimet e nevojshme të anëtarëve të kuvendit komunal të Suharekës për ta bërë hapin e radhës e që do të dëshironim të ishte fundit për këtë temë por kuvendarët nga radhët e AAK-së dhe PDK bojkotuan këtë seancë duke mos respektuar as ftesen për të qenë në kuvend e as figuren e Presidentit Rugova. Jemi kunsultuar me shumicën e asamblistëve dhe partitë politike, po ashtu si herën e parë e si tani kemi marrë premtime nga ta që do të vijnë e do ta përkrahin iniciativën por: Këtë dështim ia faturoj z.Muharremaj,presioni e trysnia e të cilit po e dirigjon mos ardhjen në seancë të kuvendarëve të tijë e të subjektëve që janë në koalicion me të.

Kuvendi Komunal i Suharekës

KosovaNews: A keni pasur konsulta apo premtime nga partitë tjera lidhur me kërkesën tuaj?

Kolgeci: Po, jemi kunsultuar me shumicën e asambleistëve dhe partitë politike,po ashtu si herën e parë e sit ani kemi marrë premtime nga ta që do të vijnë e do ta përkrahin iniciativën por: Këtë dështim ia faturoj z.Muharremaj,presioni e trysnia e të cilit po e dirigjon mos ardhjen në seancë të kuvendarëve të tijë e të subjektëve që janë në koalicion me të.

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar

Gërvalla takon homologun nga Tanzania

Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Murati: Paga mesatare në sektorin privat vitin e kaluar ka shënuar rritjen më të lartë historikisht

Kurti: Kosova dhe Polonia po i thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
79%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?