KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A prodhojnë veturat elektrike më pak emetime karboni sesa ato me naftë dhe benzinë?
Auto

A prodhojnë veturat elektrike më pak emetime karboni sesa ato me naftë dhe benzinë?

Kosova News
Kosova News 22:58 -26/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një periudhë ku cilësia e ajrit është brengosëse, del në pah një pyetje e rëndësishme: A prodhojnë veturat elektrike më pak emetime karboni se ato me benzinë dhe naftë?

Një seri e debateve dhe pretendimeve ka shpërthyer në skenën politike dhe në media, duke sjellë në qendër të vëmendjes sfidat dhe avantazhet e veturave elektrike.

Në ShBA, senatori i Floridës, Rick Scott, tha se kishte “prova” të shumta që tregojnë se veturat elektrike nuk janë aq të pastërta sa njerëzit besojnë.

Ndërkohë, sipas një artikulli të Daily Mail, shumë vetura elektrike nuk do të arrijnë kurrë objektivin e tyre të kilometrazhit.

Kjo për faktin se, pronarët po lansojnë gjithnjë e më shumë modele të reja, gjë që do të lë shumë vetura të padëshiruara të mbyllura në garazh.

Përveç figurave të shquara politike, edhe aktori Rowan Atkinson tha se ndihej “i mashtruar” nga pretendimet për emetimin e karbonit në veturat elektrike.

Ndryshe, pjesa më e madhe e veturave me lëndë djegëse, nxjerrin vazhdimisht dioksid karboni në atmosferë.

Sipas Transport & Environment (T&E), një veturë me benzinë prodhon 27 ton dioksid karboni nëse drejtohet për 100 mijë kilometra dhe 49 ton për 200 mijë.

Por, analiza nga Laboratori Kombëtar Argonne në Illionois, sugjeron se prodhimi i veturave elektrike prodhon rreth 60 për qind më shumë emetime karboni sesa veturat me karburante.

Në të vërtetë, veturat elektrike kërkojnë shumë energji për t’u prodhuar. Prodhimi i baterive kërkon sasi të madhe energjie elektrike për të ngrohur furrat për pjekjen e materialeve. Ndërsa energjia elektrike mund të prodhohet me zero emetime karboni, shumica e vendeve ende djegin lëndë djegëse.

Në anën tjetër, prodhuesit dhe mbështetësit e elektrizimit të veturave po përdorin argumente shkencore për të mbrojtur mendimet e tyre, duke thënë se veturat elektrike funksionojnë me zero emetim karboni.

Ndërsa kritikat adresohen nga të dyja anët, shkencëtarët po theksojnë se çdo vlerësim i emetimeve të karbonit duhet të përfshijë të gjithë ciklin e jetës së makinës, ku hyjnë prodhimi i saj, përdorimi, dhe largimi.

Por, siç bëhet e ditur, në çdo krahasim një veturë elektrike do të jetë më e pastër se një me benzinë ose naftë.

Djegia e lëndëve për prodhimin dhe drejtimin e veturave elektrike do të shkaktojë emetime, por në një nivel më të ulët se motorët me lëndë djegëse.

E vetmja mënyrë praktike për të zhvendosur veturat drejt emetimit zero të karbonit, thuhet të jetë vendosja e baterive në vetura.

Gjithashtu lexoni:

Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi

Toyota zbulon dizajnin e brendshëm të RAV4 të ri

Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh

BMW M: Po punojmë në një model të ri super sportiv

“Pick-up”i ri amerikan – financues Jeff Bezos

Kosova News 26/12/2023 26/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?