KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit
Sport

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

Kosova News
Kosova News 20:32 -21/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Rinisë dhe Sportit në Kosovë pritet të ketë një fokus më të qartë dhe të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sportit pas ndarjes nga Ministria e Kulturës, derisa përgatitjet për Lojërat Mesdhetare dhe investimet në infrastrukturë sportive mbeten prioritet kyç.

Në një intervistë për KosovaPress. drejtori i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri ka folur për zhvillimet aktuale, planet konkrete dhe sfidat që lidhen me këtë proces.

Sa i përket angazhimit të ministrit të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dhe vizitave në terren, Shatri e cilësoi këtë si vazhdimësi të proceseve ekzistuese. Ai theksoi se investimet në infrastrukturë janë të lidhura drejtpërdrejt me organizimin e Lojërave Mesdhetare dhe përbëjnë një zotim të madh shtetëror.

“Çështja e infrastrukturës sportive në kuadër të Lojërave Mesdhetare, fokusi i qeverisë ka qenë në momentin kur edhe janë marrë organizimi i Lojërave Mesdhetare dhe normal që janë zotuar 250 milionë euro të cilat do të shkojnë në infrastrukturë sportive dhe po besoj që dita-ditës projektet të cilat janë paraparë që të zhvillohen aktivitetet në kuadër të Lojërave Mesdhetare, të fillojnë disa projekte të reja, por të bëhet edhe një investim edhe renovim i gjendjes aktuale të infrastrukturës, e cila është paraparë edhe me librin e kandidaturës, por edhe me zhvillimet në kuadër të punës të cilën e kemi bërë deri më tani. Është çështje që i takon Qeverisë së Kosovës, sidomos infrastruktura sportive, pasi që është mandat, funksion i qeverisë, zotim i qeverisë për infrastrukturën sportive dhe po besoj që është plan konkret për Lojërat Mesdhetare sa i përket infrastrukturës sportive”, theksoi Shatri.

Në lidhje me ndikimin e situatës politike në Kosovë, Shatri pranoi se mund të ketë ngadalësime, por jo ndalim të proceseve.
“Normal që ndikon pasi që në vitin e kaluar qeveria në detyrë ka kompetenca të kufizuara, aq sa di unë, dhe ato kompetenca kanë bërë të lënë për proceset që mos të ecin ashtu vrullshëm, në krahasim me një situatë normale kur e kemi politike. Por fokusi i qeverisë për Lojërat Mesdhetare është fokus i veçantë ndoshta, në krahasim me punët e tjera dhe interesi jonë shtetëror është përtej Lojërave Mesdhetare, pra të kemi një trashëgimi të infrastrukturës sportive edhe pas Lojërave Mesdhetare dhe normal që Lojërat Mesdhetare do të shërbejë, të shfrytëzohet kjo mundësi për investimin në gjithë vendin tonë ku është edhe synim dhe do të jetë besoj synimi i Qeverisë së Kosovës”, vijoi tutje Shatri.
Sa i përket mundësisë për rrezikun e humbjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare, Shatri i hodhi poshtë këto pretendime.

Duke folur për projektet konkrete që pritet të nisin, ai përmendi disa investime të rëndësishme infrastrukturore.

Në fund, ai foli edhe për stadiumin kombëtar, duke lënë të kuptohet se vendimet priten së shpejti.
Lexo po ashtuJa kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në GazaLojërat Mesdhetare përfaqësojnë një nga ngjarjet më të mëdha shumë-sportëshe në rajon, ku marrin pjesë shtete nga Evropa, Azia dhe Afrika që dalin në Mesdhe. Për Kosovën, organizimi i këtij eventi nuk ka vetëm rëndësi sportive, por edhe dimension ndërkombëtar dhe zhvillimor, pasi shihet si mundësi për të rritur prezencën e vendit në arenën globale dhe për të modernizuar infrastrukturën sportive në disa qytete njëkohësisht.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Kosova News 21/03/2026 21/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?