KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » A po nis “destabilizimi” në Ballkan? Dhjetëra mijëra pro-serbë në rrugët e Bosnjes!
Rajon

A po nis “destabilizimi” në Ballkan? Dhjetëra mijëra pro-serbë në rrugët e Bosnjes!

Kosova News
Kosova News 15:49 -27/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kohën kur Perëndimi po përpiqet me të gjithë forcat të ruaje ekuilibrat e brishtë në Ballkanin e përshkruar prej kohësh si një fuçi baruti, e gatshme të shpërthejë në çdo moment, lideri serbo-boshnjak Milorad Dodik nxori me dhjetëra mijëra përkrahës të tij në rrugët e kryeqytetit de fakto të Republikës Srpska, Banja Lukës.

Turma e demonstruesve ngriti zërin kundër një rinumërimi të votave për zgjedhjen e presidentit në këtë republikë përbërëse të Bosnjë-Hercegovinës.

Milorad Dodik, president i Republikës Srpska:

“Unë jam këtu sot, për t`ju thënë, se Milorad Dodik nuk shkon asgjëkundi. Dhe se  Milorad Dodik do të jetë shumë shpejt në pallatin presidencial. Nuk kam nevojë të më mbrojë askush. Kam nevojë vetëm të zgjidhem nga njerëzit”.

Në fillim të tetorit, në Bosnjë u zhvilluan zgjedhjet e organeve drejtuese në rang federal si dhe në të dy pjesët e vendit, në Federatën Boshnjako-Kroate (FBiH) dhe në Republikën Srpska (RS).

Ato bënë që të diskutohej shumë post ii presidentit të republikës Serbe. Dodiku, që i mban frerët e pushtetit prej shumë kohësh tashmë, triumfoi me një epërsi shumë të vogël ndaj politikanes opozitare të PDP, Jelena Triviç: 48% të votave ne 43%. Opozita e akuzoi liderin përfaqësues të linjës së fortë nacionaliste serbe për manipulim të zgjedhjeve dhe ankohet për “qindra parregullsi”.

Pretendimet e saj nuk ranë në vesh të shurdhër. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi rinumërimin e votave, duke ngjallur kështu reagimin e ashpër të liderit serb që synon mandatin e tretë si president i Republikës serbe të Bosnjë-Hercegovinës.

63-vjeçari këmbëngul që Republika Srpska të ndahet nga pjesa tjetër duke kërcënuar kështu stabilitetin e vendit që doli me 100 000  të vdekur nga lufta e përgjakshme e viteve 1992-1995./tch

Gjithashtu lexoni:

Bizneset kalojnë në tregun e lirë energjetik, AKB paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk pezullohet vendimi

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

​”Defender Europe 2025″, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?

Osmani pret sot liderë nga Antigua e Barbuda dhe Tanzania

Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme

Kosova News 27/10/2022 27/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Bizneset kalojnë në tregun e lirë energjetik, AKB paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk pezullohet vendimi
11:27 -01/06/2025
Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?
10:53 -01/06/2025
​”Defender Europe 2025″, a po përshpejtohet rrugëtimi i Kosovës për anëtarësim në NATO?
10:45 -01/06/2025
Aksident tragjik në Pavlan të Pejës, një person humb jetën
09:46 -01/06/2025
Osmani pret sot liderë nga Antigua e Barbuda dhe Tanzania
09:43 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?