Personazhet e filmit Titanik, Jack and Rose, pas përmbysjes së anijes së famshme ranë në det ku Jack, e vendosi të dashurën e tij Rose mbi një derë që ishte shkëputur nga anija.
Përderisa Rose, mbijetoj, Jack vdiq pasi nuk e përballoj ftohtësinë e ujit të detit.
Kjo skenë e fundit që tashmë është kthyer në legjendë ka sjellë me vete një debat për më shumë se 20 vjet.
Disa aktivistë, përmes shumë imazheve treguan se dera në të cilën ishte shtrirë Rose, kishte madhësi të mjaftueshme sa që mund t’i mbante që të dy të dashuruarit.

“Nëse Jack do të ishte ngjitur mbi derë, me gjasë mund të kishte mbijetuar…”
Kjo skenë e famshme, u bë shkak i batutave të shumta që u shpërndanë në rrjete sociale.
Për t’i dhënë fund të gjitha këtyre spekulimeve, regjisori i filmit legjendar James Cameron ka thënë se ka filluar të kryej një studim “forenzik” për të treguar se dera e shkëputur nga anija nuk kishte kapacitet që t’i bartë që të dy të dashuruarit dhe se Jack (Leonardo DiCaprio) nuk do të mund t’i mbijetojë fundosjes së anijes së famshme oqeanike.
“Jemi duke punuar me në studim shkencor për t’i lënë mënjanë të gjitha këto polemika” deklaroi regjisori për The Toronto Sun
“Kemi përdorë dy marifet me të njëjtën masë trupore të Kate dhe Leo-s dhe i vendosëm sensorë. I vendosëm në ujë me akull dhe testuam nëse ata mund të mbijetonin me metoda të ndryshme. Përgjigja ishte se nuk kishte asnjë mënyrë që asnjëri prej tyre të mbijetonte. Dikush duhej të vdiste”
Rezultatet e studimit shkencor do të ndahen në dokumentarin special të 25 vjetorit të Titanikut.