KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​A do të ketë vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet e 28 dhjetorit? Ky është qëndrimi i BE-së
Politikë

​A do të ketë vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet e 28 dhjetorit? Ky është qëndrimi i BE-së

Kosova News
Kosova News 13:09 -23/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor të jenë të administruara mirë dhe konkurruese, përfshirë siç thonë pjesëmarrjen dhe certifikimin e partive politike dhe akreditimin e mediave nga të gjitha komunitetet. Në Unionin Evropian thonë për Kp, se misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve do ta konfirmojnë sapo të merret një vendim, pasi njoftimi për zgjedhje nga autoritetet në Kosovë u bë së fundmi.

Ndërkaq, monitorues të proceseve zgjedhore ngrenë shqetësimin se zgjedhjet me datën 28 dhjetor, në periudhën e festave të fundvitit, mund të paraqesin probleme në administrimin e brendshëm të procesit dhe funksionimin e monitorimit ndërkombëtar. Megjithatë, mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor konsiderohet edhe si e imponuar nga pamundësia ligjore për t’u mbajtur më vonë pas shpërndarjes së Kuvendit, si dhe pamundësia teknike nga KQZ për t’u mbajtur më herët.

Zgjedhjet më 28 dhjetor u caktuan nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 20 nëntor, pasi shpërndau legjislaturën e nëntë, ku përgjatë tetë muajve nuk u funksionalizua puna e Kuvendit, si dhe dështoi dy herë të zgjidhej Qeveria e Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

LVV-ja tentoi dy herë të formojë qeverinë e re, me mandatar fillimisht liderin partiak Albin Kurti dhe më pas nënkryetarin e saj, Glauk Konjufca, mirëpo të njëjtit morën vetëm 56 vota të deputetëve në Kuvend nga 61 të nevojshme.

- Reklamë -

Në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë shprehën keqardhje që partitë politike nuk e kapërcyen ngërçin e tejzgjatur politik.

“Ne e marrim parasysh njoftimin e zgjedhjeve të reja parlamentare më 28 dhjetor 2025. BE-ja nënvizon rëndësinë e një procesi zgjedhor të administruar mirë dhe konkurrues, përfshirë pjesëmarrjen, certifikimin e partive politike dhe akreditimin e mediave nga të gjitha komunitetet… Sa i përket misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve dhe meqenëse njoftimi u bë vetëm kohët e fundit, ne do ta konfirmojmë sapo të merret një vendim”, thuhet në përgjigjen e tyre për Kp.

Më tej, të njëjtit thonë se BE-ja është e gatshme të punojë me autoritetet e Kosovës sapo të zgjidhen dhe të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“BE-ja është e gatshme të punojë me autoritetet e Kosovës sapo të zgjidhen dhe të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Ne presim që Kosova të rikthehet në rrugën e duhur për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në, për të mirën e popullsisë së saj dhe për të përparuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, theksohet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Në anën tjetër, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, thotë për KosovaPress, se caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor, mund të jetë problematik në dy rrafshe. Sipas tij, në atë të brendshëm do të jetë sfidë përzgjedhja e komisionerëve dhe vëzhguesve nga ana e KQZ-së, kurse në rrafshin e jashtëm personeli ndërkombëtar në Kosovë nuk do të jetë i pranishëm në periudhën e festave të fundvitit.

“Data 28 dhjetor mund të jetë problematike për dy arsye, në rrafshin e jashtëm dhe të brendshëm. Në rrafshin e jashtëm personeli ndërkombëtar nuk do të jetë në Kosovë që t’i monitorojë këto zgjedhje, siç ka qenë në secilën palë zgjedhjesh. Do të kemi mungesë të stafit në monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme. Të njëjtën kohë do të jetë problematik edhe përzgjedhja e komisionerëve dhe vëzhguesve që duhet t’i ketë KQZ-ja gjatë administrimit të procesit zgjedhor. Paramendoni situatën: më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet, ndërkohë dy ditë pas do të jemi në festë të Vitit të Ri. Si do të ruhen materialet? Si do të jenë të vëmendshëm ata komisionerë të KQZ-së duke i ruajtur ato votime? Si do të administrohet procesi i numërimit kur dihet se një pjesë e madhe e popullatës do të jetë në atmosferë festive, kurse një pjesë tjetër në proces të punës… Nuk do të mund të jetë administrim i mirë dhe i lehtë dhe në dobi të procesit zgjedhor”, thekson ai.

Por ndryshe mendon analisti politik Dorajet Imeri. Ai thotë për KosovaPress, se mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor, është e imponuar nga pamundësia ligjore për t’u mbajtur më vonë pas shpërndarjes së Kuvendit, si dhe pamundësia teknike nga KQZ-ja për t’u mbajtur më herët.

Sipas tij, partitë politike këtë datë duhet ta shohin si mundësi të mirë, pasi edhe mërgata shqiptare është në Kosovë për festat e fundvitit.

“Caktimi i datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor më shumë është i imponuar nga pamundësia për t’u mbajtur më vonë dhe pamundësia teknike për t’u mbajtur më herët. KQZ-ja ka mbajtur deri tash dy palë zgjedhjeje të tjera dhe balotazhin, që bëjnë tri palë zgjedhje. Mbajtja e një palë zgjedhjesh të tjera brenda një kohe të shkurtër natyrisht se kërkon organizim dhe mobilizim. Në aspektin ligjor KQZ-ja duhet t’i njoftojë votuesit jashtë vendit dhe kjo nuk mund të bëhet. Sa kam parë dhe vlerësuar, data 28 dhjetor është e vetmja datë e mundshme për t’u përmbyllur brenda afatit dhe mundësive teknike që kërkon mbajtja e zgjedhjeve. Natyrisht se dikush nga partitë politike do ta konsiderojë më të favorshme për ta, pasi supozohet se një pjesë e mërgatës do të jetë në festat e fundvitit. Për dikë kjo mund të prodhojë një rezultat tjetër. Partitë politike këtë duhet ta shohin si mundësi, pasi votuesit që janë në diasporë janë në numër të madh dhe besimi i thelluar në partitë politike do të mund të prodhojë rezultat pozitiv”, deklaron ai.

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partnerët, Guxo dhe Alternativa, e kanë mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve më 28 dhjetor.

Ndërkaq, partitë e ish-opozitës, PDK, LDK, AAK dhe Nisma, kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Kosova News 23/11/2025 23/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?