KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diplomohet gjenerata e 57-të me 430 policë, Osmani: Diversiteti është reflektim i mjedisit të sigurt
Siguri

Diplomohet gjenerata e 57-të me 430 policë, Osmani: Diversiteti është reflektim i mjedisit të sigurt

Kosova News
Kosova News 11:13 -13/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 430 kadetë sot i janë bashkuar Policisë së Kosovës, në mesin e tyre janë edhe 53 gra.

Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishin edhe krerët e shtetit, si presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani ka thënë se në mesin e të diplomuarve janë 17 serbë, pesë boshnjakë, dy goranë, një turk dhe një rom.

Ajo ka shtuar në mesin e këtyre kadetëve janë 53 vajza dhe gra, të guximshme, të disiplinuara e të përkushtuara për t’i shërbyer vendit.

“Ju mbani një përgjegjësi të dyfishtë. Së pari të dashura vajza, do t’i shërbeni vendit dhe qytetarëve për garantim të rendit e sigurisë, por do të jeni inspirim për shumë gra e vajza që do të ndjekin rrugën tuaj. Kjo pjesëmarrje e grave tregon edhe angazhimin serioz për rritjen e numrit të grave në këto pozita. Besoj fuqishëm se pjesëmarrja e grave në polici dhe në të gjitha strukturat e sigurisë është investim i nevojshëm për sigurinë në gjithë vendin tonë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se sa më shumë vajza e gra të përfshira në siguri, aq më i sigurt do të jetë vendi.

Sipas saj, diversiteti gjinor e etnik në Policinë e Kosovës është pasqyrim i shtetit dhe reflektim i një mjedisi të sigurt që e meriton Kosova.

Osmani ka thënë se kadetët duhet të jenë krenar për uniformen e veshur.

Kurse kryeministri Albin Kurti ka uruar të gjithë policët e rinj, duke thënë se po forcohen radhët e shtetit.

“Për qeverinë tonë mbrojtja dhe siguria e vendit janë prioritet. Vetëm gjatë vitit të kaluar u realizuan 854 aksione kundër kontrabandës e korrupsionit. I shkatërruam 69 grupe kriminale. U konfiskuan 1.8 ton substanca narkotike. Dje, atje Policia e Kosovës janë shkatërruar tre laboratorë droge. Policia e Kosovës qëndron e palëkundur, ndryshimin dhe avancimin e saj e ndjejmë”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Ai ka theksuar se policët kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me bandat dhe krimin.

“Kolegët tuaj me angazhimin e tyre kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me bandat edhe krimin. Janë sulmuar janë plagosur por nuk janë dorëzuar, përkundër kësaj ata janë akoma aty në krye të detyrë”, ka thënë Kurti.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se sot është një ditë krenarie.

“Keni zgjedhur t’i shërbeni atdheut tonë të përbashkët dhe qytetarëve të saj. 433 vajza e djem të ri po i bashkohen policisë, institucionit kyç të shtetit tonë për mbrojtjen e integritetit e sovranitetit të vendit e luftimit të pa kompromis të krimit e korrupsionit”, ka thënë Sveçla.

Ministri ka shtuar se ky profesion kërkon zotim për të shërbyer me ndershmëri.

“Po i bashkoheni policisë në kohën më të nevojshme për vendin. Jam besimplotë se do të jeni nderi dhe krenaria e brezave dhe gjeneratave që do t’iu pasojnë”, tha Sveçla.

Sveçla pati edhe një kërkesë për kadetët e rinj: “çdo ditë kur vishni uniformën kujtoni betimin që do ta jepni sot. Mbani në mend se askush nuk është mbi të drejtën dhe se ligji është për të mbrojtur qytetarin. Duhet të jeni në zbatim të ligjit çdo ditë”, tha ministri. 

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kosova News 13/02/2023 13/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta
17:00 -25/07/2026
Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
16:22 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb
15:08 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?