Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit shkatërrues të së hënës ka kaluar shifrën 33 mijë, dhe shpresat për të gjetur më tepër të mbijetuar po zbehen, përkundër disa mrekullive ku po nxirren të mbijetuar nga rrënojat pas shumë orëve qëndrimi.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani ka kaluar 33,000.
Tashmë është konfirmuar se vetëm në Turqi kanë vdekur 29605 persona.
3553 të tjerë janë vrarë nga tërmeti në Siri.
Kjo e çon numrin total të të vdekurve në 33,158.
Dhjetëra mijëra punëtorë të shpëtimit po vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar, pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë rrënduar gjendjen e milionave personave që tani kanë nevojë për ndihmë.
Për shkaqe sigurie, disa operacione të ndihmës janë pezulluar dhe dhjetëra persona janë arrestuar për shkak të plaçkitjeve apo tentimit për të mashtruar viktimat pas tërmeteve në Turqi, ka raportuar media shtetërore.