Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve e ka lansuar ditë më parë Platformën për Punësim të të rinjve. Kjo skemë parasheh subvencionimin e pagës në shumë deri 264 euro nga Qeveria e Kosovës për gjashtë muajt e parë të punësimit të 10 mijë të rinjve në Kosovë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka publikuar disa të dhëna, me c’rast ka treguar sed deri tani në platformën Superpuna janë regjistruar 1 mijë punëkërkues.
“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, ka shkruar ai.
Platforma superpuna, u lansuan për të mbështetur sektorin privat në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e moshës 18-25 vjeç.
Subvencioni i Qeverisë do të jetë në nivelin nga 264 euro për 6 muaj me radhë, ndërsa punëdhënësi mund të shtojë edhe mbi këtë shumë.
“Ftojmë të gjithë punëdhënësit që të përfitojnë nga kjo mundësi, duke shpallur pozitat e lira përmes platformës superpuna. I tërë procesi është objektiv, dhe i automatizuar”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve.
Tutje thuhet se bizneset e personat e interesuar për të përfituar nga kjo platformë e Qeverisë së Kosovës, duhet të sigurohen që e-mail adresa e biznesit në ARBK është e përditësuar, sepse në atë e-mail adresë do të pranoni emailin konfirmues për të aktivizuar llogarinë.
Mund të përfitojnë: Punëdhënësit/Punëkërkuesit
Punëdhënësit mund të jenë nga sektori privat, sektori publik ose organizatat joqeveritare.
Platforma superpuna i ofron punëdhënësve: Mundësi angazhimi për deri në 50 të rinj, subvencionim të pagës prej 264 euro për 6 muaj, zhvillim të resurseve njerëzore.
Kurse punëkërkuesit duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës të moshës 18-25 vjeçare.
Platforma superpuna i ofron punëkërkuesve: Mundësi punësimi të rregullt për së paku 6 muaj, kontratë pune me kushte të favorshme, zhvillim profesional në karrierë.
Në linkun më poshtë i gjeni të gjitha sqarimet për rrugën që duhet ndjekur dhe mënyrën si të aplikoni për të përfituar nga kjo platformë e Qeverisë së Kosovës.
LINKU:
https://superpuna.rks-gov.net/?fbclid=IwAR2CdeTa_aMTe5IPZItqdNywto4PnwBsEsDCAqYdGTCJbic-qYQWxnIgwOs



