KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Studentja shqiptare bën donacion paratë e bursës së saj për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi
Rajon

Studentja shqiptare bën donacion paratë e bursës së saj për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi

Kosova News
Kosova News 12:31 -10/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambra Ceka nga Tirana, e cila studion për mjekësi në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Ankara, ka bërë donacion paratë e bursës së saj për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi.

Pas tërmeteve shkatërrimtarë në Türkiye, qytetarët e Shqipërisë janë solidarizuar me popullin turk, duke mbledhur ndihma të ndryshme për familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore, ku nuk mungojnë as donacionet e veçanta.

Ambra Ceka nga Tirana, e cila studion për mjekësi në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Ankara, ka bërë donacion paratë e bursës së saj që merr nga shteti turk.

“Unë paratë e bursës time i kam dërguar për shoqet e mia që janë prekur nga tërmeti. Ne si shokë të klasës kemi bërë një kontribut të vogël. I kam dërguar në zonën Hatay në Türkiye”, u shpreh Ceka për AA, duke shtuar se është prekur shpirtërisht nga tërmeti.

Ceka tregon se momentalisht në Turqi ndodhen edhe studentë të tjerë nga Shqipëria që nuk janë kthyer me pushime dhe sipas saj janë solidarizuar vullnetarisht duke ofruar ndihma të ndryshme dhe para.

Një pjesë e ndihmave grumbullohen nën koordinimin e Shoqatës së të Diplomuarve në Turqi të Shqipërisë (TUMED) dhe organizatave të tjera, ndërkohë pjesë e ndihmave që po grumbullohen janë shumat në para, rroba, materiale higjienike, materiale strehimi, ngrohëse dhe të tjera.

Kryetari i TUMED-it, Egert Haxhiu, për AA tha se populli shqiptar është mirënjohës për ndihmën që ka dhënë Türkiye pas tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri, duke shtuar se për këtë arsye tregon solidaritetin e tij ndaj popullit turk, raporton Anadolu.

“Kanë ardhur shumë ndihma dhe gjenden çdo minutë duke na marrë në telefon dhe duke na sjellë gjërat e nevojshme për fëmijët dhe për të rriturit”, tha ai.

Haxhiu tregon se ndihmat janë batanije, ngrohëse, rroba të ndryshme, por edhe ndihma në mjete financiare.

Blina Jaupllari është një tjetër qytetare nga Shqipëria që ka kontribuar për familjet e prekura nga tërmeti, me materiale të higjienës personale dhe veshje.

“Gjithkush po mundohet të ndihmojë në çdo mënyrë që ka të aksesueshme, qoftë në rroba, qoftë në sendet e higjienës personale. Gjithçka që kemi në dorë mendoj”, tha Jaupllari.

Gjithashtu një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë tashmë në total 73 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit, si dhe disa mjete, u dërguan në Türkiye për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Gjithashtu lexoni:

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Kosova News 10/02/2023 10/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?