KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 21 mijë viktima nga tërmetet, një 10-vjeçe gjendet e gjallë pas 90 orësh
Botë

Mbi 21 mijë viktima nga tërmetet, një 10-vjeçe gjendet e gjallë pas 90 orësh

Kosova News
Kosova News 08:08 -10/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka shkuar në mbi 21,000 numri i viktimave nga tërmetet shkatërrues që goditën Sirinë dhe Turqinë në fillim të kësaj jave.

Autoritetet turke konfirmojnë deri në këto momente 17,674 fatalitete ndërkohë që në Siri shifrat raportohet të kenë kaluar 3377, kjo edhe për shkak të informacionit të reduktuar nga zonat e kontrolluara prej rebelëve, të cilat kanë qenë edhe më të goditurat.

Aktualisht në Turqi, së bashku me mbrojtjen civile lokale, punojnë rreth 6500 shpëtimtarë nga 56 vende të botës dhe anëtarë të 16 organizatave ndërkombëtare.

Situata është edhe më komplekse në Siri, në një territor të ndarë midis pjesës së kontrolluar nga forcat e presidentit Bashar al Assad dhe atyre në duart e rebelëve.

Shpresa për të gjetur të mbijetuar zbehet nga ora në orë ndërkohë që regjistrohen ende mrekulli si ajo e fundit në Hatay, ku një 10 vjeçare u gjet gjallë pas 90 orësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur.

Ndërkohë, ndihma për të mbijetuarit merr një formë më të strukturuar. Gati 30,000 njerëz janë evakuuar nga Kahramanmaras me autobus, tren dhe aeroplan drejt objekteve akomoduese në pjesë të ndryshme të Turqisë.

Dhe furnizimet e para në Siri janë zhbllokuar gjithashtu. Karvani i parë humanitar me simbolet e OKB-së kaloi përmes pikës kufitare Bab al-Hawa drejt zonave të kontrolluara nga rebelët, por polemikat për sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Damaskut në vitin 2011 nuk janë shuar.

Gjithashtu lexoni:

IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve

Ministri izraelit i mbrojtjes planifikon të zhvendosë popullsinë e Gazës në kamp në Rafah

Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg

Promovohet libri “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”

Vdes burri që e ‘përpiu’ motori i aeroplanit në një aeroport në Itali

Kosova News 10/02/2023 10/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Haradinaj për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi
21:02 -08/07/2025
IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve
20:24 -08/07/2025
Hekuran Murati: Përparim, gënjeve që Qeveria të ka bllokuar buxhetin, të demantova me fakte dhe argumente
20:19 -08/07/2025
Ardon Pajaziti nga Premierliga transferohet te Hajduk Spliti
19:55 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?